LIVE UPDATES
Politike

Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të mëdha në historinë e njerëzimit!

Ndërsa sa i takon çështjes së "Sterilizimit", Berisha u shpreh se kjo është sipas tij afera më e shëmtuar në historinë e njerëzimit. Sipas Berishës përgjegjës është Edi Rama, dhe Ilir Beqaj që sipas tij i kanë ndarë paratë bashkë.

24 Janar 2025, 13:34 Nga B.Z
Sterilizmi dhe situata te Onkologjiku/ Berisha: Aferat më të
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp me gazetarët është pyetur në lidhje me dy çështje, atë të Sterilizimit dhe Onkologjikut.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa në lidhje me deklaratat e Ramës ditën e sotme për Onkologjikun i cili u shpreh se përgjegjës për mungesën e medikamenteve janë mjekët, Berisha deklaroi se Ram thjesht do të lajë duart. Berisha shprehet se rasti i Onkologjikut është krim shtetëror kundër njerëzimit. Ai shton se sigurimi i ilaçeve, i aparaturave, mjeteve, është detyrim ligjor i Ministrisë së Shëndëtësi dhe kryeministrisë, kështu këta të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa sa i takon çështjes së "Sterilizimit", Berisha u shpreh se kjo është sipas tij afera më e shëmtuar në historinë e njerëzimit. Sipas Berishës përgjegjës është Edi Rama, dhe Ilir Beqaj që sipas tij i kanë ndarë paratë bashkë.

Osman Stafa: Edi Rama ka folur sot për onkologjikun, duke deklaruar se një grup kriminelësh në onkologjik shënuan një situatë dramatike. Si e komentoni ju këtë deklaratë të kryeministrit teksa bën me faj mjekët e atij spitali, ku përgjegjësi për sigurinë e medikamenteve kimio është shteti shqiptar, ministria e Shëndetësisë, kur përgjegjësi për sigurimin e një peskani që shëndetësia jonë nuk e ka, është qeveria shqiptare, kur përgjegjës për mungesën e akseleratorëve linearë që bëjnë mundësitë për rreze është shteti shqiptar, dhe kur përgjegjës për mungesën e poltronëve që në onkologjik janë vetëm 19 dhe kur ditor janë 90 pacientë është shteti shqiptar. Si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Sali Berisha: Deklarata e tij është deklarata e Pilatit që do të lajë duart, pasi ka kryer krimin. Dhe unë jam absolutisht 100% dakord me ty, që krimi në onkologjik është krim shtetëror kundër njerëzimit. Ato janë vrasje shtetërore të qëllimshme. Nëse ti le të sëmurë të tillë pa mjekim, ti i dorëzon ata përfundimisht për të pashpresë. Sigurimi i ilaçeve, i aparaturave, mjeteve, është detyrim ligjor i drejtorisë së spitalit, Ministrisë së Shëndëtësi dhe kryeministrisë, detyrim i tyre, dhe janë ata përgjegjësit numër 1. Ajo drejtoresha që thotë ai, është kjo korba e korrupsionit. Drejtoreshë e spitalit numër 1, ka qenë Ogerta. Ministre e tij ka qenë Beqaj i Ramës dhe Ogerta dhe gjendja në spital, është krijuar totalisht nga korrupsioni i tyre.
Çfarë ka ndodhur? Këta kanë përzënë kompanitë e mëdha, të cilat me zemërgjerësi bënin çmime të favorshme, pavarësisht e bliheshin sasi të pakta nga Shqipëria dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë. Këta i përzunë kompanitë dhe natyrisht pastaj çmimet shkuan aty ku janë. Ato janë të kushtueshme, shumë të kushtueshme. Disa prej tyre janë shumë të kushtueshme, por ti nuk mund ti lesh kurrë njerëzit pa mjekim. Ata janë gjetur që kanë porositur dy herë, lekët i kanë dhënë, i kanë ndarë njëri me tjetrin, dhe nuk ka ardhur asnjë flakon, asnjë ampulë me ilaçe. Aty nuk mund të lajë duart ai si Pilati se është vetë i implikuar. Siç është vetë i implikuar në sterilizimin. U them shqiptarëve që nëqoftëse ajo u shpall organizatë kriminale nga gjykatësit, kryetar i asaj organizate është vetëm një, është Edi Rama. Dhe mos harroni se ky njeri, dilte me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah dhe thoshte, ja me çfarë operohej para se të bëhej koncesioni i sterilizimit. Një njeri i papërmbajtur në vjedhje, sepse ato nuk operoheshin asnjëra e as tjetra. Doli sepse i ndaheshin miliona, milion dhe u rrit çmimi 83 herë. Mbetën çdo vit mbi 1 mijë dhe ndaj thotë Beqaj, mos e përlyeni partinë e krimit. Dmth i thotë Edi Ramës, këto e kanë për ty, në fakt kreu i vërtetë i organizatës kriminale të sterizilimit, kreu i vërtetë i organizatës kriminale të inceneratorëve është Edi Rama. Dhe në mënyrë absolute nuk mund të shpëtojë. A kanë mjekët përgjegjësi? Të plotë. Që në momentin kur mjekët bëhen në një farë mënyre, pajtohen të themi me një situatë të tillë, të tmerrshme, të papranueshme dhe fillojnë të justifikojnë ata shndërrohen në mafioze të rrezikshëm. Ka patur kolegë të tyre që kanë ikur për të thënë të vërtetën. Pse e them këtë? Sepse ty i nxjerrin përfitimet padiskutim. Të vijë mjeku e ti fshehë ato, po ato gra që nuk morën 3 vite brankiterapinë për shkak të aparateve që nuk funksionin. Afera është krimi më i shëmtuar, që mund të ketë ndodhur ndonjëherë dhe përgjegjës numër 1 është Edi Rama, Ilir Beqaj dhe korba e korrupsionit që i ka ndarë paret me Ramën dhe ka imunitet të plotë.

edi rama onkologjiku sterilizimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj