Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë. Ai shtoi se nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon, sipas tij qeveria, ndaj votës së emigracionit. Berisha tha se kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.
"Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit. Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës. Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep. Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave.
Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit. Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës. Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë.
Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës. Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka dorëzuar amendamentin për njohjen e ç...
Belind Këlliçi TIRANË - Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun V...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, duke folur për bashkëpunimin me spitalin izraelit Sheba Medical Center, tha se objektivi ësht&e...
Klevis Balliu TIRANË - Koordinatori rajonal i Tiranës Klevis Balliu ka hedhur akuza kundrejt kryebashkiakut Veliaj, se ky i fundit është...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se nëpërmjet bashkëpunimit mes QSUT dhe spitalit izraelitë mjekët shqi...
Dorian Teliti TIRANË - Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën gjatë protestës që ...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot në protestën e opozitës p...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center është aleancë dhe sipas...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën S...
Pamje nga protesta TIRANË - Opozita po zhvillon protestën e radhës mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetar&eu...