LIVE UPDATES
Politike

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës: Kurti i quan agresore, KFOR-i thotë se s'përbëjnë rrezik

Kurti tha se stërvitjet, të cilat vijnë në një kohë kur Serbia bleu raketa shkatërruse kineze, u zhvilluan pranë shtëpive, shkollave dhe qendrave të mjekësisë, pa ofruar më shumë hollësi.

19 Mars 2026, 14:16 Nga I.A
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës: Kurti i quan
KFOR

KOSOVË- Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje të mërkurën në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se stërvitjet nuk përbënin rrezik për sigurinë në rajon.

Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij të enjten në Prishtinë, Kurti tha se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

Kurti tha se stërvitjet, të cilat vijnë në një kohë kur Serbia bleu raketa shkatërruse kineze, u zhvilluan pranë shtëpive, shkollave dhe qendrave të mjekësisë, pa ofruar më shumë hollësi.

“Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaçevë nga njësia e brigadës 63 të parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopterë H145M dhe kërcënimeve me parashutë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, tha Kurti.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i tha Radios Evropa e Lirë të enjten se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillonin stërvitje të planifikuara në fshatin Muhovc, pranë kufirit jugor të Kosovës.

Stërvitjet në këtë fshat të banuar më shumicë shqiptare në Bujanoc, përfshinin parashutistë të dislokuar nga një helikopter, tha KFOR-i.

“Ky është një aktivitet rutinë i zhvilluar brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë apo stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigje.

Misioni paqeruajtës tha se po vazhdon të vëzhgojë nga afër gjendjen përgjatë vijës administrative kufitare në gjithë Kosovën, dhe se po mban komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale të sigurisë dhe me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta njoftojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën.

Kurti i bëri thirrje të enjten bashkësisë ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për “këtë qasje destabilizuese, që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe sigurinë rajonale”.

Ai tha se stërvitjet e së mërkurës “së bashku me retorikën nxitëse të presidentit [serb] Aleksandar Vuçiq, se kinse Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga një aleancë Kroaci-Shqipëri-Kosovë, si dhe blerja e armatimit kinez e rus, konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për ta mbajtur rajonin e Ballkanit nën tension të vazhdueshëm”.

Në fillim të këtij muaji, Vuçiq tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Ai i bëri këto pretendim duke iu referuar një deklarate të përbashkët që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vitin 2025.

Që të trija vendet fqinje e kanë mohuar pretendimin e Serbisë, duke thënë se bashkëpunimi i tyre ushtarak nuk është i drejtuar kundër Beogradit.

Serbia është vendi që shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë.

Ajo bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian - ku Serbia mëton të anëtarësohet - si dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën. Në të kaluarën është akuzuar nga autoritetet kosovare se e ka dërguar ushtrinë shumë pranë kufirit me të, gjë që është mohuar nga Beogradi.

Kurti theksoi në mbledhjen e kabinetit të tij të enjten se “agresioni i së mërkurës bëhet edhe më alarmues kur kujtojmë që kjo njësi e ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Millan Radoiçiq, të cilët realizuan sulmin agresor e terrorist në Zveçan kur vranë rreshterin Afrim Bunjaku”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë edhe më të rritura prej vitit 2023, kur autoritetet kosovare e akuzuan Beogradin për një sulm të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës që la të vrarë rreshterin Bunjaku, si dhe për një shpërthim në një kanal jetik të ujit.

Serbia e ka mohuar përfshirjen në këto dy sulme që ndodhën në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Prej atëherë, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve fqinje ka ngecur dhe nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë, pavarësisht se palët u pajtuan për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të 2023-ës.

Serbia, me Kushtetutën e saj, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të veten, edhe pse Kosova e shpalli pavarësinë qysh në vitin 2008. Dy vendet fqinje janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Por, Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën dy vendet e arritën më 2023 dhe parasheh respektim të ndërsjellë të sovranitetit dhe tërësisë territoriale nuk është zbatuar kurrë./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty