LIVE UPDATES
Politike

VD- Sula: Në 2013-të bëmë pakt me PS, lamë pushtetin që mos arrestohej asnjë ish-ministër i PD

I pyetur nëse mund të bashkohet Partia Demokratike, ai u shpreh pesimist teksa u shpreh se secili duhet të lëshojë pak nga vetja nëse e do me të vërtetë bashkimin.

27 Shtator 2022, 14:12 Nga e.k
VD- Sula: Në 2013-të bëmë pakt me PS, lamë pushtetin
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 30 vite kanë përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria.

Duke folur në një intervistë në Vizion Plus ai tha se në vitin 2013 të gjithë e kuptuan që Berisha dhe Rama kishin një pakt që përfshiu edhe kreun e LSI-së në atë kohë Ilir Meta i cili la qeverinë për tu bashkuar me Partinë Socialiste.

(Deklaratën e deputetit demokrat e gjeni në minutën e 24:00 në videon e mëposhtme)

“A kam unë rezerva për Sali Berishën? Pa diskutim shumë. Kam qasje të ndryshme për mënyrën se si është drejtuar PD-ja, apo si u bënë tani lëvizjet e Foltores. Nuk jam dakord me tezat e tyre, por jam opozitar dhe duhet të jemi të gjithë në protesta. Kam rezerva edhe për Ilir Metën. Këta që kanë drejtuar politikën shqiptare këto vite kanë përgjegjësitë e tyre. Është faji i Ilir Metës dhe i Berishës për marrëveshjen e 1 prillit. Ishim në Parlament të gjithë në fund të marsit, të gjithë ishin të qeshur kur papritur iku Ilir Meta në 1 prill, si iku Ilir Meta?. Budalla unë nuk jam, mund të gënjesh një fshatarin tim por jo mua , unë e di si lëvizin gjërat. Dhe çfarë ndodhi? Pas 2013 më gjej një dosje të një ish-ministri apo ish-drejtori tonin që u akuzua për korrupsion para 2013-tes që të shkonte para drejtësisë për korrupsion? Si nuk shkuan para drejtësisë Ndodhi sepse ka marrëveshje”, tha Sula.

I pyetur nëse mund të bashkohet Partia Demokratike, ai u shpreh pesimist teksa u shpreh se secili duhet të lëshojë pak nga vetja nëse e do me të vërtetë bashkimin.

“Nuk mund të vijë një grup dhe ti marrë të gjitha. Këta i duan të gjitha. Nëse nuk ftillohen, nëse nuk lëshojnë nga vetja, nuk ka pajtim. Nuk e kam fare merak jam apo nuk jam në politikë pas 3 viteve, por sa të jemi bashkë si grup parlamentar do të vazhdojmë. Ne kemi shumë pak gjynahe. Këta qeveritarë sot apo disa ministra tanët dje nuk ka burg që i mban sepse aq gjynahe kanë saqë edhe burgu nuk i pranon dot”, theksoi më tej deputeti demokrat.

dashnor sula partia demokratike

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion