12 Janar 2026, 13:00
Nga I.A

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi një tjetër skandal që përfshin mafian shqiptare dhe projektin e kompanisë prestigjoze EPAM, një nga liderët globalë në sektorin high-tech. Gjatë një fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ky është një skandal i ngjashëm me skenarët më horror të vjedhjes së pasurive publike.
Më tej Berisha solli në vëmendje projektin për krijimin e një parku virtual të high-tech në Shkoz, i njohur si “Silicon Valley i Durrësit”.
"Sot jam këtu për superskandalin e ri që denoncoi me përgjegjësi të plotë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.
Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana. 3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë. Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.
Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme. E vërteta është se kjo iu premtua, se Ramaduro filloi të flasë për Silicon Valley në Durrës. Por menjëherë kthetrat e egra të mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania prestigjioze nuk gjeti asnjë mundësi të investonte në këtë vend. E zhgënjyer, e dëshpëruar, pa që kishte të bënte me një narko-mafie të pashembullt, dhe si përfundim këto livadhe dhe ara që shihni këtu janë Troplana e Edi Ramës", tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 Janar 2026, 12:52
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se viti 2026 është viti i përmbysjes së diktaturave, një vit i zi ...
Politike
12 Janar 2026, 12:49
D.S
Klodiana Gjyzari
TIRANË- Avokatët mbrojtës të Kreut të opozitës, kanë kërkuar gjatë seancës për...
Politike
12 Janar 2026, 12:43
I.A
TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Mësohet se PD-ja k...
Politike
12 Janar 2026, 12:33
I.A
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kryetarin e Kuvendit, Niko Pleleshi, për shkak të bllokimit të mbledhjes së Këshillit ...
Politike
12 Janar 2026, 12:03
I.A
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&...
Politike
12 Janar 2026, 11:03
I.A
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka shkuar në GJKKO gjatë ditës së sotme për...
Politike
12 Janar 2026, 10:15
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka arritur një nivel të ri në fushën e energjisë, duke ...
Politike
12 Janar 2026, 10:51
I.A
Edi Rama
TROPOJË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se projekti i parkut eolik të Tropojës është dëshmi se Shqipëria p...
Politike
12 Janar 2026, 10:42
I.A
Edi Rama
TROPOJË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parku eolik i Tropojës do të futet në prodhim brenda këtij viti. Gjat...
Politike
12 Janar 2026, 09:48
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar se drejtësia dhe...