LIVE UPDATES
Politike

"Ta kthejmë sonte 8 shkurtin në ditën e solidaritetit", Blushi: Tirania sot duhet të marrë përgjigjen që meriton, do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë!

Blushi u shpreh se Rama premtoi luftë kundër krimit por instaloi Narkoshtetin e parë në Europë, që e shndërroi vendin në parcelë kanabisi. Ai shtoi se kryeministri premtoi 700 mijë vende pune por që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë.

8 Shkurt 2025, 12:30 Nga N.F
"Ta kthejmë sonte 8 shkurtin në ditën e solidaritetit",
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Blushi gjatë fjalës së tij ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e sotme para Kryeministrisë në orën 17:00. Ai u shpreh që 8 shkurtin ta kthejnë në ditën e solidaritetit dhe e forcës së shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, në ditën e revoltës qytetare ndaj Edi Ramës.

Blushi u shpreh se Rama premtoi luftë kundër krimit por instaloi Narkoshtetin e parë në Europë, që e shndërroi vendin në parcelë kanabisi. Ai shtoi se kryeministri premtoi 700 mijë vende pune por që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë. Blushi shtoi se qytetarët duhet të bashkohen sonte kundër armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të njeriut, që nëpërmjet patronazhimit kërcënon qytetarët me bukën e gojës dhe që nëpërmjet dhunës dhe strukturës kriminale SPAK e shndëroi Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politik.

Fjala e Tedi Blushi:

Nga selia qendrore e Partisë së Lirisë, ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, nga Tropoja në Sarandë, të bashkohemi sonte në Tiranë, në protestën më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë vendi, në ora 17:00, para Këshillit të Ministrave, selisë qëndrore të organizatës mafioze, siç e provoi me dokumenta zyrtare edhe ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj.


Ta kthejmë sonte 8 shkurtin, në ditën e solidaritetit dhe e forcës së shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, në ditën e revoltës qytetare ndaj Edi Ramës që premtoi luftë kundër krimit por instaloi Narkoshtetin e parë në Europë, që e shndërroi vendin në parcelë kanabisi, që premtoi 700 mijë vende pune por që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë, që premtoi qeverisje me duar të pastra por që në 12 vite vodhi përbindshëm taksat me aferën e inceneratorëve, portit të Durrësit, TEC-eve lundruese, me koncensione e PPP korruptive, me miliona tendera sekretë dhe me rrugë të “florinjta” dhe që sot zhgërryhet si derr në luksin e ndërtuar mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve të thjeshtë.


Të bashkohemi sonte kundër armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të njeriut, që nëpërmjet patronazhimit kërcënon qytetarët me bukën e gojës dhe që nëpërmjet dhunës dhe strukturës kriminale SPAK e shndëroi Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politik.
Të bashkohemi kundër vjedhjeve që për nga dëmet në buxhet tejkalojnë edhe fuqitë natyrore.
Të protestojmë për 791 mijë pensionistë në mbarë vendin, që mezi shtyjnë ditët me pensionet mizerabël, ndërkohë një shishe verë që pi në ditë Kreu i Organizatës Kriminale është e barabartë me 14 vite pension minimal.

Të protestojmë kundër premtim-mashtrimit të shëndetësisë falas por që sot shqiptarët paguajnë nga xhepi për shëndetësinë 60% më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të rajonit, ku në spitale humb jetën në pamundësi për të blerë ilaçet dhe kur ndërkohë vetëm për detoksimin nga droga Edi Rama shpenzon 10 mijë euro në javë. Të bashkohemi kundër falimentimit të Shqipërisë nga borxhet që ka marrë Kreu I Organizatës Kriminale, jo për të hapur vende të reja pune dhe as për të rritur mirëqenien e qytetarëve, por për të vjedhur nëpërmjet tyre, aq sa sot edhe një bebe e porsalindur e ka sot në krevatin e lindjes një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5634 euro për banor.


Të bashkohemi kundër rrënimin të bujqësisë dhe vjedhjes së fondeve të femerëve por edhe rrënimit të sistemit arsimor, që po prodhon analfabetë funksionalë. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë! Tani është koha për përmbysje! Sot e gjithë Shqipëria duhet të jetë në Tiranë për të tronditur nga themelet Narkoshtetin që mbahen në këmbë nga paterica SPAK, që kërkon të grabisë zgjedhjet duke burgosur dhe arrestuar liderët e opozitës. Tirania sot duhet të marrë përgjigjen që meriton. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët të flasin sonte me praninë e tyre, me forcën dhe me fuqinë e dinjitet të tyre. Tirania do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë!

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj