LIVE UPDATES
Politike

Takimet me McGonigal, Alibeajt kërkesë Kuvendit për interpelancë me Ramën, PYETJET që duhet t'i përgjigjet

Alibeaj numëron dhe disa pyetje për të cilat sipas tij duhet të përgjigjet Edi Rama.

28 Janar 2023, 12:50 Nga A.B
Takimet me McGonigal, Alibeajt kërkesë Kuvendit për
Edi Rama, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë një kërkesë në Kuvend ku kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për skandalin McGonigal. Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal akuzohet se ka marrë para ruse, ndërsa përflitet për takime të fshehta me kryeministrin Edi Rama. Shkresa është përcjellë zyrtarisht nga Alibeaj, ku krahas parashtrimit të fakteve se pse kërkon këtë interpelancë urgjente, numëron dhe disa pyetje për të cilat sipas tij duhet të përgjigjet Edi Rama.

Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë?- thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD, drejtuar kryetare së Kuvendit.

Kërkesa e PLOTË:

Ditën e marte, datë 24 Janar 2023, jemi njohur me akt-padinë e Jurisë së Madhe të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022, për cështjen penale Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Charles F. McGonigal, ndaj të cilit rëndojnë akuzat penale për fshehje të të ardhurave, deklarime të rreme dhe falsifikim dokumentesh apo të dhënash.
Në përmbajtje të kësaj akt-padie përshkruhen disa veprimtari të kryera nga shtetas shqiptarë, përfshirë Z. Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Agron Neza, mik i Kryeministrit dhe Z. Dorian Ducka, këshilltar jozyrtar i Kryeministrit. Konkretisht, sipas të dhënave të akt-padisë, Z. Neza i ka paguar ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së, Z. McGonigal shumën prej 225.000 dollarë, me qëllim ky të ushtronte autoritetin e tij për të filluar një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike. Informacionet dhe të dhënat janë ofruar nga zyra e Kryeministrit shqiptar. Ndërkohë, nga të dhënat e akt-padisë rezulton se Z. Neza dhe Z. Ducka kishin interesa të drejtpërdrejta në dhënien e licencave për sektorin e naftës në Shqipëri.

Në mediat shqiptare janë publikuara të dhëna dhe dokumente zyrtare që provojnë se Z. McGonigal dhe Z. Neza janë bërë ortakë të një studio ligjore shqiptare, e cila ishte në pronësi të Z. Shefqet Dizdari. Ky i fundit rezulton që në vitin 2018, nëpërmjet kompanisë së tij “TransOil Group” sh.a., më pas “TerraOil Sëiss” sh.a., të ketë përfituar koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë. Referuar vendimit nr. 781, datë 27.06.2019 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, rezulton se përzgjedhja e kësaj kompanie është kryer nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të përllogaritur në vlerën 300 milionë dollarë.

Faktet dhe provat e mësipërme dëshmojnë qartë se personat e përfshirë kishin tre qëllime: (i) Për Kryeministrin Edi Rama, fillimi i një cështjeje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga Partia Demokratike; e cila më pas do të shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare; (ii) Për Agron Nezën dhe Dorian Duckën, përfitimi i licencave koncesionare në sektorin e naftës; dhe (iii) Për agjentin McGonigal, përfitimi i shumës 225.000 dollarë dhe të tjera fitime nga bizneset në Shqipëri. Të tre këto qëllime janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshme.

Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës? (v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii) A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? (x) Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor? (xi) Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka? (xii) Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat? (xiii) Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal? (xiv) Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me pyetjet e mësipërme, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

enkelejd alibeaj edi rama arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama

Duke kaluar mes automjeteve, protestuesit nisen drejt selisë së PS-së

Bardhi dhe Noka udhëheqin protestën, çfarë po ndodh në Bulevard, ku po shkojnë protestuesit

Sërish zjarr, protestuesit i vënë flakën stacionit të urbanit

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin

Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë