27 Janar 2023, 23:47
Nga F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar 'Ramagate' skandalin e kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij në dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kushdo që e shkel ligjin do të vendoset para drejtësisë.
Postimi:
Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e "Ramagate" në vendin tonë dhe vendosjen përpara ligjit të kësaj bande manipulatorësh.
Krenar për mbrojtjen që i kam bërë Kushtetutës në kohën kur isha President i Republikës dhe për marrëdhëniet gjithmonë të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash.
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
ilir meta
Politike
27 Janar 2023, 19:07
F.M
Allison Guerriero dhe Charles McGonigal
SHBA- Rrëfimi i të dashurës së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Allison Guer...
Politike
27 Janar 2023, 18:20
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar mbështetjen e Kamzës për kandidatin Arjan Hoxha. I ndodhur në Kam&...
Politike
27 Janar 2023, 17:31
k.m.
Olta Xhaçka dhe Yuri Kim
TIRANË- Sot, në ditën ndërkombëtare dedikuar Holokaustit, ambasadorja amerikane në Shqipë...
Politike
27 Janar 2023, 16:48
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar mobilizim të Opozitës kundër qeverisë s...
Politike
27 Janar 2023, 16:47
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është shkaktar i shumë sulme...
Politike
27 Janar 2023, 16:43
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama ka lobuar për shpalljen e ...
Politike
27 Janar 2023, 14:40
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se tre poristë e para të Ramës për Charles Mc...
Politike
27 Janar 2023, 14:30
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm ditën e sotme në Këshillin pë...
Politike
27 Janar 2023, 14:20
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot se asgjë nuk do e ndalë hetimin e skandalit &...
Politike
27 Janar 2023, 13:53
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianj i ka çuar shkresë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsi...