LIVE UPDATES
Politike

Takimi i parë me Kurtin dhe Vuçiç/ Kallas: Rruga e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Kallas që pasoi në këtë post spanjollin Josep Borrell zhvilloi në Bruksel takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë, ku u fol edhe për sulmin e një viti më parë në Banjska të veriut të Kosovës dhe shpërthimin e pesë ditëve më parë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

4 Dhjetor 2024, 09:32 Nga N.F
Takimi i parë me Kurtin dhe Vuçiç/ Kallas: Rruga e vetme
Kallas

BRUKSEL- Kryediplomatja e re e BE-së, Kaja Kallas diskutoi me liderët e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë. Ishte takimi i parë i Kallas me Kurtin dhe Vuçiçin. Kryediplomatja e re e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha, se rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në bazë të marrëveshjes së Ohrit.  Kallas që pasoi në këtë post spanjollin Josep Borrell zhvilloi në Bruksel takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë, ku u fol edhe për sulmin e një viti më parë në Banjska të veriut të Kosovës dhe shpërthimin e pesë ditëve më parë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Takimi i Kallas me Kurti dhe Vuçiçin nuk ishte në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që tash e disa vite ndërmjetësohet nga BE-ja. "I takova presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas, duke ju referuar shpërthimit të fundit në kanalin Ibër Lepec në veri të Kosovës. Sipas shefes së re të diplomacisë evropiane, ajo do të punojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç tha, "në mënyrë që të mund të ecim përpara në një rrugë me procesin e zgjerimit.

"Është në dobi të BE-së dhe këtyre vendeve. Dhe rruga tjetër është të përpiqemi të ulim realisht tensionet ekzistuese, në mënyrë që të mund të ecim përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku edhe unë jam e gatshme të investoj kohën time”, shkroi Kallas.

Vuçiç: Patëm bisedë të hapur e të vështirë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij tha se ka pasur një "bisedë të hapur dhe të vështirë” me kryediplomaten e re evropiane. "Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë i jam përgjigjur në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, shkroi Presidenti Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq, tha se me Kaja Kallas ka folur  për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, duke kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënshkrimin e saj nga ana e Serbisë. Kurti tha se e ka njoftuar zonjën Kallas për hetimet lidhur me sulmin në Zubin Potok dhe e ka përsëritur kërkesën drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, tek autoritet kosovare. Millan Radojçiq me grupin e tij është përgjegjës për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë të Zveçanit ku u vra një rreshter i policisë së Kosovës.

Marrëveshja e Ohrit ende në pritje


Marrëveshja e Ohrit që përmban 11 nene për të cilin Kurti insiston që të nënshkruhet nga Serbia, mes të tjerave parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore Kosovë-Serbi, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t'i zbatojnëtë gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut ndërmjet dy vendeve.

Udhëheqësit e të dyja vendeve të Kosovës dhe Serbisë së bashku edhe me udhëheqësit e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor takuan edhe presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Ky i fundit darkoi së bashku me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, para takimit të nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet 18 dhjetor në Bruksel./DW

kosove serbi be kallas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj