Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë vizitës ditën e sotme u pa një përçarje më e madhe mes kreut të qeverisë si dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej javësh ndodhet në probleme me drejtësinë, për shkak të aferës së Inceneratorëve dhe korrupsionit me drejtorët e tij, tashmë të arrestuar nga SPAK.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në dekorimin e Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës. Gjatë vizitës ditën e sotme u pa një përçarje më e madhe mes kreut të qeverisë si dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej javësh ndodhet në probleme me drejtësinë, për shkak të aferës së Inceneratorëve dhe korrupsionit me drejtorët e tij, tashmë të arrestuar nga SPAK.
Përçarja mes tyre është raportuar prej kohësh në media, ndërkohë që mungesat e Veliajt në evenimentet e organizuara nga Rama ka thelluar më shumë këtë dyshim. Sot ka qenë përballja e parë e tyre para publikut prej javësh. Ndërkohë që mes tyre ka pasur vetëm një shtrëngim duarsh disa sekonda dhe asnjë fjalë.
Për më shumë, pas këtij shtrëngimi duarsh Rama së bashku me Ahmetin kanë ikur para për tu futur në Bashki, ndërkohë që Veliaj ka ngelur mbarapa duke u futur i fundit në dyert e institucionit që drejton prej vitesh. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Rama theksoi me vendosshmëri që vetëm për Ali Ahmetin ka shkuar në Bashkinë që dikur drejtonte.
"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot”,- tha Rama.
Mes tensionesh, në të cilat ndodhet Bashkia Tiranë, ku një valë protestash kanë nisur për shkak të korrupsionit dhe vjedhjeve të tenderave nga drejtorët e Veliajt, Rama zgjodhi që ta mbyllte fjalimin e tij më një shprehje, që më shumë dukej si kunjë ndaj Veliajt se sa mirënjohje për Ahmetin.
"Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët," përfundoi Rama.
Cili ishte synimi i Ramës me shpehjen e mësipërme në një kohë kur Bashkia Tiranë është e tronditur nga korrupsioni që ka prekur të gjithë institucionin më të rëndësishëm për qytetin e Tiranës. Deri më tani janë arrestuar 5 drejtorë të Bashkisë Tiranë për korrupsion dhe vjedhje tenderash, ndërkohë që nën hetim janë disa drejtorë dhe drejtoresha të tjera./ Dosja.al
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së në interpelancën e thirrur nga deputetja I...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u n...
Balla dhe Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Balla ka hedhur akuzua n...
Taulant Balla TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar vendosjen e një mandati 3 ose 4-vjeçar p&eu...
Silvio Gonzato TIRANA- Sot është hapur "Java e Europës" ku mori pjesë dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gon...
Salianji TIRANË- Deputeti Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në interpelancën me ministrin Taulant Balla i kërkoi atij q...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salia...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ka njoftuar ndryshimet dhe amendimet lidhur me 4 ligjet p&...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një reagimi në llogarinë...
Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji,...