24 Maj 2022, 20:50
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar sot se biznesi i vogël do të taksohet. Me anë të një postimi të shkurtër të bërë në rrjetin social në “Twitter”, Rama shkruan se taksimi për biznesin e vogël në Shqipëri nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029. Po ashtu, kreu i qeverisë ka fyer edhe mediat duke thënë se e vërteta është siç ai shprehet, ndërsa të tjerat janë “tutkunërira mediatike”.
“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!,"-shkruan Rama.
Në media u përfol dje për një projektligj të ri të tatimit mbi të ardhurat, ku bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre.
ARTIKULLI I EURONEWS:
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.
Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.
Kush do të marrë deri në 2.4 milionë të ardhura në vit do të tatohet 13%, 23% ata që do të realizojnë 2 milionë e 401 mijë lekë deri në 24 milionë lekë në vit dhe 28% personat mbi 24 milionë lekë në vit. Nëse një artizan realizon 60 mijë dollarë xhiro në vit, ai do të paguajë 23% taksë për 30 mijë dollarët që nuk konsiderohen shpenzim, ose 6900 dollarë në vit. Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%. Janë afro 50 mijë biznese që realizojnë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit, ndërsa si profesione të lira numërohen 80 mijë individë.Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja.
(k.m/dosja.al)
Politike
24 Maj 2022, 19:48
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me banderolën e vendosur te godina e Univesitetit Politeknik ...
Politike
24 Maj 2022, 19:34
mbledhja
TIRANË- Në Shqipëri, votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është parashikuar t&e...
Politike
24 Maj 2022, 17:24
Dancho Markovski
TIRANE- Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski ka deklaruar se RMV nuk dëshiron të ...
Politike
24 Maj 2022, 17:18
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka deklaruar se në vitin 2021 janë blloku...
Politike
24 Maj 2022, 17:04
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat pas Ko...
Politike
24 Maj 2022, 15:48
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që brenda 6 ditëve të ta...
Politike
24 Maj 2022, 15:46
Pandeli Majko dhe votimi
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka abstenuar për projektligjin e administrimit të Butrinti...
Politike
24 Maj 2022, 15:43
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi edhe njëherë gjithpërfshirje në zgjedhjen e presidentit t&e...
Politike
24 Maj 2022, 15:38
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë një kërkesë opozitës ...
Politike
24 Maj 2022, 15:31
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar datën e radhës për votimin e presidentit...