Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojnë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u shpreh se do të dyfishohen rrogat e arsimtarëve shqiptarë, si dhe do të dyfishohet buxheti për Arsimin. Sipas tij nëse bëhet një llogaritje mes tarifave dhe të ardhurave, në Shqipëri rezulton se studentët paguajnë tarifat më të larta në Europë. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojnë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.
"U caktuan tarifat më të larta në Europë për universitetet, më të lartat. Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, pas tyre. Po në qoftë se, proporcionojmë rrogat e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe të Mbretërisë së Holandës me rrogat e shqiptarëve, ju garantoj se tarifat e studentëve në Shqipëri dalin më të larta se të tyre. Dhe pa proporcionim, janë më të larta se të çdo vendi tjetër në Europë. Ky ishte një vrapim drejt injorancës, drejt së shkuarës, drejt korrupsionit. Ishte një arritje e madhe, e jashtëzakonshme pranimi mbi procedura totalisht transparente. Përmbysën çdo gjë, por ne nuk duhet të rrimë.
Tani, të rreshtojmë librin e zi të arsimit që do shkruhet për ta. Por, ne duhet të paraqesim programin konkret real, me të cilin do të tranformojmë arsimin shqiptar. Në kohën e transformimit digjital, levë e Arkimedit për transformimin e arsimit tonë do të jetë transformimi digjital, aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne.
Se, kur e sheh ku kemi rënë, me të drejtë i thua vetes: si do dalim ne? Si do ngjitemi ne? Si do kapim ne kohën? Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor. Aplikimit, vendosjes së tij në shtyllat e teknologjisë së sotme më bashkëkohore. Reve, të dhënave të mëdha, inteligjenca artificiale, internetit. Ndaj dhe ne, jemi shumë të inkurajuar nga këto zhvillime. Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.
Sigurisht, kjo kërkon investime. Por ne, jem itë vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi," tha Berisha.
Foto ilustruese KOSOVA- Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar n&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes për arsimin dhe sh...
Ervin Salianji dhe Besim Ndregjoni FIER- Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, i shoqë...
Ambasada TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku n...
foto nga emisioni TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë folur për votë...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se kryeministrin Edi Rama nuk do...
pamje nga mbledhja TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se PD do të ...
bardhi, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se më 8 shkurt do të tregojnë fuqinë e tyre në...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të P...