Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Himarë dhe zgjedhjen e kandidatit socialist si kryebashkiak. Përmes një postimi në Facebook, Berisha se pas burgimit politik të Fredi Belerit, kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Edi Rama.
Berisha shkruan më tej se Rama ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë, sipas tij i kishte lejuar të votonin. Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.
POSTIMI I BERISHËS:
Grabitja e rradhës!
Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.
Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin.
Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.
Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.
O sot o kurrë!
Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%), ndërsa kandidati i opozitës, Petraq Gjikuria ka marrë 3545 vota (41.38%). 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare.
kuti votimi TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka reaguar lidhur me përfundimin e numërimit të votave në Himarë dhe shpalljen...
vangjel tavo, petro gjikuria GREQI- Rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe fitoren e kandidatit socialist e kanë komentuar edhe mediat greke....
vangjel tavo , edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar fitoren Vangjel Tavos përmes një videoje të postuar në platformat...
foto nga numerimi i votave HIMARË- Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë L&...
vangjel tavo HIMARË- Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Himarës me rreth 1500 vota diferencë ndaj ...
numerimi i votave HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nga nu...
numerimi i votave HIMARË- Janë numëruar deri tani 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga num...
Himare HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dor&e...
HIMARË- Zgjedhjet e përsëritura bashkiake u mbajtën sot në Himarë pas vendimit të autoriteteve shqiptare për shkarkimi...
Himare HIMARË- Qendrat e votimit u mbyllën në Himarë dhe numri përfundimtar i votuesve arriti në 8690. Ky është...