5 Gusht 2024, 07:38
Nga r.ll
foto nga numerimi i votave
HIMARË- Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash edhe qytezën në të cilën i humbi zgjedhjet.
Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë.
Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota ndërsa Gjikuria, një emigrant në SHBA, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.
Tavo i përket minoritetit grek të Shqipërisë dhe shtëpia e tij është zona e Dropullit në jug. Ai u zhvendos në Himarë, fillimisht si prefekt i Qarkut Vlorë dhe tani, si kryetar bashkie. Ironikisht ai duket se do të qeverisë bashkinë me votat e Horës dhe Vranishtit.
Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë si dhe nën tensionin mes një grupi biznesmenësh të cilëve, qeveria u referohet si “investitorë” ndërsa opozita i referohet si “oligarkë”. Rama, i cili e mbështeti fushatën e tij nën argumentin se ajo duhet të jetë një çështje lokale dhe jo një çështje referendumi për qeverisjen e tij, duket se fitoi falë makinerisë së tij elektorale, për të cilën ndjehet krenar, por kjo fitore duket se e lë atë pa të drejtë morale për të qeverisur Himarën.
Edhe kandidati i tij Vangjel Tavo, dukshëm duke ndjerë humbjen në njësinë Himarë, ftoi në orët e fundit para zgjedhjeve kundërshtarin Petro Gjikuria që të bashkohet me të në rolin e nënkryetarit të bashkisë. Përgjigjja e Gjikurisë para zgjedhjeve ishte refuzuese.
Zyrtarisht shteti shqiptar nuk njeh minoritet grek në Himarë pavarësisht se në të shkuarën, një politikan përfaqësues i këtij komuniteti, Vasil Bollano, doli fitues dy herë përballë kandidatëve të partive të mëdha PD apo PS. Votat kundër PS-së në Himarë duket se lidhen edhe me historinë e persekutimit të krahinës gjatë kohës së komunizmit, por persekutimi nuk ishte i njëtrajtshëm në të gjithë fshatrat pasi disa nga fshatrat përbërës kanë qenë dhe vijojnë të mbesin mbështetëse të forta të Partisë së Punës dhe pasardhëses së saj, Partisë Socialiste.
Partia Socialiste dhe aleatja e saj në atë kohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosi në vitin 2015 që Bashkisë Himarë t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një gerrimanderim i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës./Reporter.al
bashkia himare vangjel tavo ps
Politike
5 Gusht 2024, 07:31
r.ll
vangjel tavo
HIMARË- Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Himarës me rreth 1500 vota diferencë ndaj ...
Politike
5 Gusht 2024, 07:04
r.ll
numerimi i votave
HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nga nu...
Politike
5 Gusht 2024, 07:00
r.ll
numerimi i votave
HIMARË- Janë numëruar deri tani 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga num...
Politike
4 Gusht 2024, 22:49
N.F
Himare
HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dor&e...
Politike
4 Gusht 2024, 22:25
N.F
HIMARË- Zgjedhjet e përsëritura bashkiake u mbajtën sot në Himarë pas vendimit të autoriteteve shqiptare për shkarkimi...
Politike
4 Gusht 2024, 22:16
N.F
Himare
HIMARË- Qendrat e votimit u mbyllën në Himarë dhe numri përfundimtar i votuesve arriti në 8690. Ky është...
Politike
4 Gusht 2024, 22:04
N.F
HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i...
Politike
4 Gusht 2024, 21:47
N.F
Foto ilustruese
HIMARË- Qytetarët e Himarës votuan të dielën për ta zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyr...
Politike
4 Gusht 2024, 21:34
N.F
Himare
HIMARË- Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në Himarë ndërsa të gjitha qendrate votimit janë m...
Politike
4 Gusht 2024, 21:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...