LIVE UPDATES
Politike

"Të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 dhe deri sot", Berisha: Të krijojmë frontin më të gjerë opozitar që të dalim fitimtar në 11 maj

Berisha u shpreh se sot Partia Demokratike është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë.

19 Janar 2025, 12:38 Nga r.ll
"Të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 dhe deri
sali berisha

GJIROKASTËR- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha nga Gjirokastra se kjo parti politike ka dëshmuar forcë dhe vitalitet në tre vitet e fundit. 

Berisha u shpreh se sot Partia Demokratike është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë.

Ai tha gjithashtu se ata kanë në dorë fitoren e 11 majit, sfidë të cilën do ta realizojnë. Lideri demokrat ftoi të gjithë demokratet të bashkohen dhe të krijojnë frontin më të gjerë opozitar për zgjedhje. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne si parti dëshmuam një forcë dhe vitalitet të jashtëzakonshëm. Këto 3 vite kaluam një kalvarë të vërtetë, si asnjë forcë tjetër politike. U përballëm me narkoregjimin e egër të Edi Ramës, që bëri çdo gjë për të vendosur nën kontroll forcën tonë politike, apo për ta shuar atë. U përballëm me agresionin e mafias më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit. Nuk e dinim se si do të dilte rezultati i zgjedhjeve në SHBA, por ne qëndruar dhe vetëm qëndruam për ato vlera që ne besonim.

Ne besonim tek dinjiteti njerëzor, besonim se duhej të ishim opozitë e vërtetë dhe jo falso, besonim se duhej të mbronim interesin e qytetarëve, interesin kombëtar pavarësisht nga çmimi dhe ne qëndruam. Ne besonim se vendi duhej të kishte një opozitë të vërtetë, se vendi pa opozitë është natë e zezë dhe kërkush më shumë se ne, nuk e kishte provuar këtë gjë. Bënë gjithçka të na përçajnë, të na mbajnë veçmas. Na morën flamurin, na hoqën emrin nga listat, por ne ja ku jemi sot. Djem dhe vajza, gra dhe burra që bëjnë të pamundurat të mundshme.

U përpoqën të na shuajnë, jemi më të bashkuar se kurrë. U përpoqën të na lënë pa flamur, flamurin e kemi fitimtar. U përpoqën të na izolojnë. Sot PD është e mbështetur nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë. Me tre rezoluta ndërkombëtare. Askush nga ne nuk i mendonte këto. Por ne besonim se po mbronim të vërtetat. Ne besonim një gjë, se ato që mbronim ne, ishin të vërteta dhe nuk gabuam.

Të dashur miq. Erdhëm ne sot në këtë 34 vjetor, por nuk erdhëm thjeshtë si forcë e qendrës. Por e vërteta sot më shumë se kurrë ne jemi forcë politike e fitores. Sot ne që realizuam gjatë këtyre 3 vite, ato që askush nuk i besonte se do ti realizonim ne kemi në dorën tonë, fitoren e 11 majit dhe ne do ta realizojmë atë. Ne do ta realizojmë atë, por kjo kërkon së pari, të bashkohemi me çdo demokrat nga viti 1990 e gjer sot.

Miq! Nuk janë idealet tona, ideologjitë perverse, idealet tona janë vlerat, janë dinjiteti, janë respekti i të vërtetës. Çdo demokrate e demokrat, që ka vendosur një tullë në këtë ndërtesë, ajo tullë do të respektohet atij, ajo djersë do ti nderohet.
Kur të dojë është i mirëpritur të kthehet tek investimi i tij. Është toleranca ajo që e bëri PD-në fitimtare edhe në kushtet më të vështira. Edhe kur na drejtuan armët, edhe kur në Borsh e zvarritën kryetarin tonë pas kamionit, edhe kur në Përmet, falangat e Enver Hoxhës i detyronin të parakalonin, por ne qëndruam të palëkundur në besimin tonë, por nuk rendëm pas dhunës. Urtia është forcë, forcë më e madhe. Kështu që ne mbi ketë tolerancë bashkohemi njëri me tjetrin dhe mbi këtë tolerancë, do të krijojmë frontin më të gjerë, më të fuqishëm, në mënyrë që 11 maji të jetë një fitore plebishitare e mbarë shqiptarëve ndaj këtij regjimi.

sali berisha gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj