LIVE UPDATES
Politike

"Të dikton Rama"/ Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Faleminderit SHBA, na bëre të njohim si është vërtetë

Agron Kapllanaj tha se të gjitha ato që Berisha thotë për të janë akuza të stistura, duke kundërshtuar pretendimet se i bindet kryeministrit Edi Rama.

15 Maj 2022, 13:01 Nga DOSJA
"Të dikton Rama"/ Kapllanaj i përgjigjet Berishës:
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj

FIER- Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka vendosur që t'i përgjigjet liderit historik të PD-së, Sali Berisha pas akuzave që ky i fundit hodhi ndaj tij. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Kapllanaj tha se të gjitha ato që Berisha thotë për të janë akuza të stistura, duke kundërshtuar pretendimet se i bindet kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, demokrati falenderon edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij vetëm pas "non gratës" të gjithë njohën fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. 

"Sa për akuzat personale ndaj meje, se unë bashkëpunoj me Ramën, po ia përsëris dhe njëherë se balta që hedh kundër atyre që mendojnë ndryshe thjesht i bie atij në fytyrë. Në aq shumë biznese sa ç'është përfshirë familja e tij mirë është të shohë e të bëjë llogaritë e tyre më parë se të shpifë për të tjerët. Biznesni i familjes sime është i ndershëm dhe jam i hapur për çdo verifikim, i çdo lloji qoftë! Faleminderit SHBA që na bëre të njohim Sali Berishën e vërtetë! Doktor, ti kishe gjithë mundësitë ta mbyllje me nder dhe si burrë - shteti por Zoti nuk mund ta jepte këtë privilegj të pamerituar, ndaj dhe të bëri ta mbyllje ashtu siç e meriton, me TURP!,”-shkruan Kapllanaj.

POSTIMI I PLOTË:

Ke kaq muaj që nuk rresht së gënjyeri dhe së përçari demokratët! Dje e kishte radhën Fieri... Sali Berisha në gënjeshtrën e radhës, të cilat ka kohë që ua servir demokratëve, së fundmi për të gënjyer, ka zgjedhur garën e stisur brenda PD-së për kryetar. Njeriu që për më shumë se 30 vjet nuk bëri kurrë garë dhe nuk njohu asnjëherë vlerën e votës brenda partisë, ka hyrë në një garë imagjinare ku konkuron me veten dhe fantazmat e atyre që ka përjashtuar ndër vite nga PD. Sali Berisha dhe ata që e ndjekin verbërisht nga pas e dinë shumë mirë se kjo nuk është garë për të zgjedhur kryetarin e PD! Kjo e ashtuquajtur garë, është thjesht dhe vetëm vazhdimi i përpjekjeve për të mbajtur peng PD dhe një pjesë të demokratëve për shkak të shpalljes non grata nga SHBA. Për këtë hall të vetin, unë nuk e ndihmoj dot Sali Berishën, as demokratët e Fierit nuk e ndihmojnë dot me ankesat që ka nisur në Departamentin e Shtetit, Sali Berisha! E vetmja gjë që mund t'i këshillojmë e t'i kërkojmë është të ndalë përpjekjet për të përcarë demokratë, pavarësisht se dhe kaq sa ka bërë, u ka shkaktuar një dëm shumë të madh demokratëve. Sa për akuzat personale ndaj meje, se unë bashkëpunoj me Ramën, po ia përsëris dhe njëherë se balta që hedh kundër atyre që mendojnë ndryshe thjesht i bie atij në fytyrë. Në aq shumë biznese sa ç'është përfshirë familja e tij mirë është të shohë e të bëjë llogaritë e tyre më parë se të shpifë për të tjerët. Biznesni i familjes sime është i ndershëm dhe jam i hapur për çdo verifikim, i çdo lloji qoftë!Ti ke qenë një mashtues i mirë, e ke pasur talent, madje për gati 30 vjet edhe mua më ke bërë të besoj mashtrimet e tua, por kohët e fundit ke filluar të mashtrosh aq rëndomtë sa askush nuk të beson më e jo më të besojnë ata që kishe dje në atë sallë, të cilët më njohin shumë mirë dhe pjesa me e madhe e tyre janë miqtë e mi!Je katandisur si mos më keq doktor, i  bëre thirrje gjithë qarkut Fier për takim dhe me zor mblodhe 200 vetë në atë sallë ku pak nga pak edhe ata të braktisën gjatë fjalim-mashtrimit tënd! Faleminderit SHBA që na bëre të njohim Sali Berishën e vërtetë! Doktor, ti kishe gjithë mundësitë ta mbyllje me nder dhe si burrë - shteti por Zoti nuk mund ta jepte këtë privilegj të pamerituar, ndaj dhe të bëri ta mbyllje ashtu siç e meriton, me TURP!

Dje nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të Partisë Demokratike Agron Kapllanaj, duke e akuzuar se është një biznesmen i lidhur me qeverinë. Ai shtoi se Kapllanajt shumë gjëra i diktohen nga vetë kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni