Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Topalli kujtoi ardhjen e Hilary Clinton në 2012 në Tiranë, e cila në fjalimin e saj theksoi askohe se Shqipëria ishte një vend me demokraci funksionale dhe tha se bëhej fjalë për kohën kur Berisha ishte kryeministër.
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka konsideruar monotone deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila e krahasoi kryedemokratin Sali Berisha me një zjarrvënës. Në një intervistë për “A2Cnn”, Topalli tha se një veprim të ngjashëm, Kim e ka bërë edhe një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
“Jemi në fushatë elektorale. Edhe një vit përpara kemi pasur një deklaratë të ngjashme kur ishin zgjedhjet e 6 marsit. Ku thuhej që kandidatët e Berishës nuk kishin asnjë ofertë,” tha Topalli.
Topalli kujtoi ardhjen e Hilary Clinton në 2012 në Tiranë, e cila në fjalimin e saj theksoi askohe se Shqipëria ishte një vend me demokraci funksionale dhe tha se bëhej fjalë për kohën kur Berisha ishte kryeministër.
“Akuzimi i Berishës për korrupsion thelbësor dhe minimin të demokracisë më kujton një gjë. Unë kam qenë kryetare e parlamentit kur erdhi Hillary Clinton në 100 vjetorin e pavarësisë. Ka mbajtur një fjalim që elektrizoi sallën, ajo ka një frazë në mes të fjalimit: Nëse doni të shihni një demokraci funksionale, ejani se do ta gjeni në Shqipëri. Dhe flitet për kohën kur Berisha ishte kryeministër,”- u shpreh Topalli.
Reagimi vjen një ditë pas intervistës së ambasadores Kim për Zërin e Amerikës, gjatë të cilës ajo kërkoi që në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, të ketë kandidatë të pastër dhe me integritet. Kim e konsideroi totalisht ta gabuar pjesëmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha në këto zgjedhje. Duke theksuar faktin që ai është shpallur non-grata nga DASH, Kim shtoi se premtimi i Berishës për të luftuar korrupsionin është i barazvlefshëm me një zjarrvënës që premton të shuajë flakët. Vetë Berisha iu përgjigj në rrjetet sociale dhe kërkoi që autoritetet amerikane të hetonin aferat e ambasadores dhe pronat e saj në Shqipëri.
Sali Berisha dhe Pandeli Majko TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se rreth 30% e buxhetit të bashkisë së Durrë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shqiptarët që zgjedhin të emigrojnë për paga më të mira. Në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje biznesmenëve dhe sipërmarrësve që të mos shfrytëzojnë pu...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e konsideroi skandaloz vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për zgje...
Audrey Glover TIRANË- Audrey Glover është caktuar sërish Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet ve...
Rezeart Tusha SHIJAK- Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut...
Taulant Balla FIER- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste në...
Sali Berisha DIVJAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Divjakës në zg...
Sali Berisha DIVJAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se socialistët abuzojnë me fondet për të përfituar personalisht...