LIVE UPDATES
Politike

“Të riorganizojmë strukturat nga grup seksioni në degë“/ Berisha: Primaret janë rruga që anëtarësia e PD të flasë. 

Lideri i opozitës tha se është koha që PD t'i kthehet organizimit.

16 Janar 2026, 18:10 Nga E.d
“Të riorganizojmë strukturat nga grup seksioni në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se anëtarësia e PD, duhet të flasë me votë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se ky është një standart demokratik, por që ajo të flasë, është e domosdoshme të ketë regjistrat të vërtetë dhe të rregullt.

Lideri i opozitës tha se është koha që PD t'i kthehet organizimit. Në fund, Berisha tha se ata, që kanë anëtarësi nga vitet '90 gjerë sot janë të vlefshëm edhe janë të mirëpritur, përveç atyre që kanë ngrënë 'kafshatën e turpit'.

”Zotërinj, zonja, primaret janë rruga e vetme për të pyetur anëtarësinë tonë, që anëtarësia jonë të flasë me votë. Anëtarësia jonë duhet të flasë me votë, siç ka folur. Por në qoftë se në primaret, pa diskutim që ka patur probleme, hajde t'i studiojmë dhe t'i përmirësojmë primaret, bashkërisht. Urdhëroni t'i analizojmë dhe të korrigjojmë. Po dorë ne për të marrë, për të bërë të flasë anëtarësia jonë, nuk heqim.

Ajo do flasë. Do flasë se është një standard bazë demokratik. Por që ajo të flasë, është e domosdoshme t'i kemi regjistrat të vërtetë, të rregullt. T'i kemi regjistrat të rregullt. Dhe regjistrat në rregull i kemi vetëm atëherë kur ju, kryetarët, sekretarët e degëve dhe kryesitë, të angazhohen me seriozitetin më të madh në këto, të bëni regjistrat.

Partia Demokratike në qendër ka zero punë me regjistrat tuaja, me listat tuaja. Listat, siç keni marrë udhëzimin apo do e merrni, do të jenë tërësisht atribut i kryesive të degëve të Partisë Demokratike. Listat do të jenë. Ndaj dhe hartimi i këtyre listave, shpërndarja e dokumenteve, janë prodhuar dokumente, disa i kanë marrë, të tjerët do t'i marrin, shpërndarja e dokumenteve është detyrë thelbësore.

Ne nuk mund të ecim as me rumore, as me hamendje. Ne do ecim me regjistra konkrete dhe me një, me një strukturë të vërtetë solide të Partisë Demokratike. A kemi ne seksione në letër? Kemi me dhjetëra, me qindra. Po s'ka seksion aty ku s'ka fshat. Tani ju vetë, vetë e keni të qartë këtë, a kupton apo jo? S'ka seksion aty ku s'ka njerëz. Ndaj dhe tani është koha, nuk e kemi bërë ne këtë sa duhet, a kupton apo jo?

Se kemi patur problemet tona, kemi ne anë këtë mënyrë. Tani është koha t'i kthehemi organizimit, organizimit, organizimit. Jemi parti e madhe. Edhe një herë jua them unë juve. Jemi parti e madhe se këtë e kanë faktuar shumë mirë votimet tona. Jemi parti e madhe se këtë e faktojnë dhe rezultatet. Por jemi partia më e madhe e cila duhet tani të vërtetohet në çdo segment, në çdo zonë, në çdo terren.

Ne jemi parti e terrenit. Terrenin ne e zotërojmë kur të kemi zot, kur të kemi të vërtetuar partinë tonë se është aty. Anëtarësinë tonë se është aty. Të dimë seksionet, i kemi familje apo kemi më shumë se familje? Edhe kjo. Mos u ngrini kundër seksioneve, kundër anëtarëve në një familje. Jo, nuk jam unë për atë. Se janë ata demokratë janë. Nuk është, nuk është faj pse i përket një familje, në asnjë mënyrë. Por aty ku është një familje, të përpiqemi dhe familje të tjera. Të shohim ku ka mundësi të zgjerojmë si të zgjerojmë anëtarësinë.

Pra, po të më pyesni mua, përveç detyrës së parë, detyra e dytë themelore është kjo: organizim, organizim, organizim. Ne të gjithë, kemi bërë mbledhje ne me të koordinatorët tuaj, kemi bërë mbledhje me drejtuesit politikë, kemi bërë mbledhje dhe me deputetë. Të gjithë energjia jonë do të përqendrohet në këtë, ta quajmë si të doni, por në këtë riorganizim të partisë dhe mund të ketë riorganizim, sepse që tani kanë filluar të ketë të shprehen mendime për organizime të ndryshme në qytet, për, me një fjalë, jemi të hapur ne për çdo lloj vendimi.

I regjistrojmë, i përshtatim në statut, po nuk mund të themi se sot ne, në 2026-ën, pasi kanë emigruar mbi 1,300,000 shqiptarë, jemi ata që ishim. Jo, nuk jemi më ata që ishim. Është tjetër. Është tjetër në terren, është tjetër në funksionalitet. Ndaj dhe t'i japim përgjigjen më të mirë, përgjigjen më të mirë, kryetar dhe sekretar, nuk keni detyrë më të rëndësishme sesa kjo. Duhet të merrni të krijoni grupet e punës të listave.

Ndarja e dokumenteve dhe listat nuk kanë kurrë qëllim përjashtimin e kujt. Jo. Pse? E dini vetë ju. Në votime janë qindra anëtarë që erdhën dhe nuk votuan për shkak të qëndrimeve, kritereve që përcaktuam dhe ju i dini mirë dhe shumë nga ju i keni regjistruar emrat e tyre, unë nga ju i kam këto. I keni regjistruar, s'voton se ka këtë. Pra, duhet, duhet ta kuptojmë këtë proces në asnjë mënyrë si përjashtues, por përkundrazi, urdhëro, ke af, plotëso formularin, ja të jap formularin, merr dokumentin dhe je i mirëpritur.

Po ama këtë, këtë detyrim do ta plotësosh. Do plotësosh formularin e, e dokumentit që do marrësh, merr dokumentin dhe je automatikisht në listë. Je në listë. Mos të duket këtu, mos t'i krijojmë kujt përshtypjen se me këtë proces ne po shmangim, përkundrazi.

Ata që kanë anëtarësi nga vitet '90 gjerë sot janë të vlefshëm edhe janë të mirëpritur përveç atyre që kanë ngrënë kafshatën e turpit dhe kanë, shkojnë dhe votojnë me këshilla socialiste apo punojnë për biznese të tyre dhe jo për interesat e demokratëve. Me ata janë, nuk janë, nuk janë të paktë, s'janë shumë për fat të mirë, por kjo parti është parti e idealeve dhe jo e interesave të përziera, të përziera të këtij apo atij. Ju falënderoj shumë.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd mbledhje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj