LIVE UPDATES
Politike

Teliti: Tradhëtia e qeverisë Rama ndaj rinisë dhe çifteve të reja, abuzimet me paranë publike, ja disa nga arsyet pse duhet protestuar më 11 korrik

Teliti tha se sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer.

6 Korrik 2024, 10:36 Nga M.B
Teliti: Tradhëtia e qeverisë Rama ndaj rinisë dhe çifteve
Dorian Teliti

TIRANA- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka deklaruar sot se opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen familjeve dhe të ardhmes së vendit. Teliti tha se sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Sipas tij, çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite.

Ai shtoi se prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtaret e Parlamentit. Sipas Telitit, varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë qe  qeveria jeton në një tjetër botë.

Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti:

Të nderuar qytetarë!

Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit. Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar. 1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.

Sipas statsitikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer. Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite. Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që flen në sirtaret e Parlamentit.

Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit. Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për cdo litër që konsumojmë.

Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhëtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.

Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencen e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhëtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur. Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.

Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë që qeveria jeton në një tjetër botë. Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vemendjen e plotë të qeverisë.

Të dashur qytetarë duhet thënë NDAL!

Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal cdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari. I bëj thirrje cdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeveisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.

Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës. Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.

dorian teliti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj