LIVE UPDATES
Politike

Thirrja e Flutura Açkës për Berishën: Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi! 14 Maji është mundësia juaj të bashkoni PD-në

Açka e akuzon Berishën se po u kërkon demokratëve të përfaqësohen si të majtë, referuar koalicionit me Partinë e Lirisë. Sipas deputetes, 14 maji është mundësia e tij për t’i bashkuar.

25 Mars 2023, 17:26 Nga F.M
Thirrja e Flutura Açkës për Berishën: Doktor, lëri
Sali Berisha dhe Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka kërkuar kryedemokratit Sali Berisha që të mundësojë bashkimin e dy pjesëve të PD-së. në një postim në Facebook, Açka ka publikuar një foto të vjetër ku shihet me ish-kryeministrin Sali Berisha. Krah fotos, ajo shkruan se kërkon bashkimin e demokratëve në zgjedhjet e 14 majit si mundësinë e tyre të fundit për të mos u përçarë plotësisht.

Açka e akuzon Berishën se po u kërkon demokratëve të përfaqësohen si të majtë, referuar koalicionit me Partinë e Lirisë. Sipas deputetes, 14 maji është mundësia e tij për t’i bashkuar.

Postimi:

I nderuar z. Berisha, nga dita kur vendosa të kapërcej pragun e politikës, nuk na e ka dhënë rasti as të ndeshemi për t’u përshëndetur, as të pimë një kafe. Mbase duhet ta kisha bërë unë, por ngjarjet ndodhën aq shpejt sa shumë prej tyre luajtën bukur mirë me durimin dhe padurimin tonë. Madje asisoj, sa nga sjellja e disa prej njerëzve të rrethit tuaj, e kam pasur shumë të vështirë të përtyp disa tokla të rënda. Fundja idhnake jam edhe unë, shqiptare jam edhe unë. Me këtë nuk po ankohem, por po shpjegohem. Kur ju jeni pezulluar (përkohësisht) nga grupi parlamentar, ka qenë dita ime e parë e punës dhe nuk kam ditur të mendoj atë që mendoj sot: se mund të ishte gjetur një zgjidhje më e butë e situatës dhe sot të mos ishim aty ku jemi, quazi të ndarë. E kam admiruar forcën dhe energjinë tuaj njerëzore të këtyre muajve të fundi, por jo fjalët dhe emocionet politike, të cilat e thelluan hendekun e ndarjes. As baltën ndaj të tuve, politikanëve që i rrite dhe i promovove vetë dhe për të cilët duhet të keni edhe përgjegjësi politike nëse iu dolën kallp demokratëve.

Duke shqyrtuar nga larg, më është krijuar bindja se sa kohë pjesa e lidershipit rreth jush, përulen, nuk bëzajnë, binden dhe vrapojnë të zbatojnë dëshirat, ose urdhërat, tuaj, ata janë të mirë. Përndryshe, të gjejnë vrimë ku të futen. Kështu po ndodh edhe tani: të bindur, politikanët përreth tuaj, një pjesë e të cilëve i çmoj shumë, kanë vendosur të mos ju lëndojnë, edhe pse e dinë se nuk u siguroni fitore, qoftë edhe për një arsye fare të thjeshtë: një pjesë e partisë – e vogël, e madhe për të siguruar fitore – nuk është me ju. Kështu po ndodh edhe me kandidatët për kryetarë bashkie, shumicës prej tyre ka filluar t’iu kruhet lëkura kur mendojnë se janë kandidatë të së majtës. Demokratët u vranë, u prenë, u shanë, u lënduan për muaj e muaj mes vedi, vetëm për emrin tuaj. Kjo ju ngarkon me detyrim dhe përgjegjësi, dhe ju kërkon t’ua ktheni me dashuri dhe sillë mirëkuptimi. Kush është fajtori? E ç’rëndësi ka tani fajtori? Nuk po hyj ta analizoj gjatë se si erdhëm deri këtu, por jam e sigurtë se të gjithë kemi nga pak, a nga shumë, faj.

Tani, në fundin e fundeve shihen vetëm plagët – dhe ato dhembin. Si do t’i shërojmë ato kur tani na duhet të gjejmë shpëtim tek e majta?! E pra, lideri që udhëhoqi të djathtën, sot po u kërkon të djathtëve të përfaqesohen si të majtë, të bëjnë fushatë si të majtë, të kërkojnë vota majtas për një kinse të djathtë. Mos, Zot, ma keq! Tani jemi në zgrip. Nëse do të ndahemi tani, varet vetëm prej jush, por ju siguroj se demokratët nuk e duan këtë. Ata që kanë vendosur t’ju ndjekin, do t’ju ndjekin, duke e besuar si shpëtimtar “Mesian e rremë” që është mitizuar mes nesh, fjala e të cilit na rri si gijotinë, inati i të cilit na derdh pikëllim. Kështu do të jemi në dy kampe të ndarë e vetmitarë, për shkak të hendekut që krijuam, për shkak të baltës që hodhën ndaj njëri-tjetrit me fjalor të mbushur me “pengje” e “pengmarrje”. Ata, “pengmarrësit”, nuk janë zotë të Partisë Demokratike, por vetë demokratët, të gjithë bashkë, edhe ata që tani do të garojnë, për fat të keq, majtas. Ne kemi bërë disa eksperimente të tilla dhe në të gjitha herët kemi dështuar me sukses.

Si ta pengojmë që kjo të mos na ndodhë? Si t’i shpengojmë demokratët e palëve nga ndarja dhe të bëhemi një? Si ta shpëtojmë Partinë Demokratike – emblemën, përkushtimin, gjakimin e demokratëve – nga shkatërrimi që po përgatitet edhe nga ustallarët e majtë? Këto ditë kam ndeshur dhe dëgjuar shumë demokratë që këtë çast e shohin si ndarje përfundimtare të Partisë Demokratike, dhe kanë filluar madje ta pranojnë këtë. Unë ende jo, dhe do të përpiqem që të mbetet jo! Çfarë do të fitojmë po të shkatërrojmë Partinë Demokratike të gjithë bashkë? Këto zgjedhje po kthehen në Vaterloja jonë dhe në Edeni i një regjimi që po ua merr frymën shqiptarëve. Nëse ju nuk i lejonin ata të kthehen në shtëpinë e tyre, ka vetëm një rrugë. Ne të tjerët të mos ia lejojmë vetes: As të jemi alibia juaj! As të përplasim demokratët në bazë! As të shkatërrojmë Partinë Demokratike! Ne duhet t’i ndihmojmë kandidatët tuaj të mbrojnë Partinë Demokratike, që të kthehen kurdo nga plangprishja ku kanë hyrë mbase të diktuar nga situata ku jemi. Lëri djemtë të kthehen në shtëpinë e tyre, doktor! Është mundësia e fundit, dhe atë e keni ju në dorë. Këto fjalë nuk janë mustardë pas darke, por trishtimi im për demokratët dhe të djathtën që dua. Ndaj, kisha nevojë ta ndaja sot! 25 mars 2023. Fotoja, 17 maj 2010.

flutura acka sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj