Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për këtë shkallëzim që i ka bërë Numbeo Tiranës, Malltezi ka akuzuar të parin e mbi të gjithë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka deklaruae se Tirana renditet e fundit në Europë në Indeksin e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Numbeo. Gjatë një deklaratë për mediat, Malltezi ka theksuar se Tirana është qyteti më i ndotur për shkak të ndërtimeve pa kriter si dhe qyteti më i shtrenjtë për metrin katror të pallateve. Për këtë shkallëzim që i ka bërë Numbeo Tiranës, Malltezi ka akuzuar të parin e mbi të gjithë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
"Tirana renditet e fundit në Europë në Indeksin e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Numbeo. Tirana e Erion Propagandës lë pas vetëm një kryeqytet provincial rus të quajtur Novosibirsk. Kryeqyteti penalizohet sidomos nga ndotja, e cila konsiderohet si shumë e lartë. Edi Rama vjedh qindra milionë euro për plehrat por pastaj i fut zjarrin, nuk ka asnjë incinerator dhe shërbyesit e qeverisë mahniten me vjedhjen intelektuale! Nëse cilësia e jetës është e ulët, të larta janë çmimet e pronave. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta në raportin çmim/të ardhura. Sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë dhe Berlin. Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ dhe Tirana është gjithashtu e fundit në Europë.
Në Tiranë shpenzohet më shumë kohë në trafik. Ajo që e hedh tuç propagandën e Veliajt dhe Ramës për turizmin, pyjet orbitale, rilindjen urbane e përralla të tjera, është se Tirana renditet shumë më poshtë kryeqyteteve të rajonit për cilësinë e jetës. A vlen parulla ‘o sa mirë me qenë shqiptar?’ Në 33 vite Edi Rama ka qenë 25 vjet në pushtet si ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër. Erion Veliaj ka 11 vjet në pushtet si ministër dhe kryetar bashkie. Çfarë kanë bërë? Metronë? Tramvajin? Sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha? Pastrimin e ajrit dhe të mjedisit? Asnjë prej këtyre! Kanë bërë dy çezma me paratë e Kuvajtit, të cilat tashmë janë prishur. As një banjo publike nuk ka në qytet!
Mbi 100 milion dollarë ishte ndihma japoneze për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të Tiranës. Impianti po ndryshket, por nuk ka filluar punë se nuk kishin çfarë vidhnin, ndaj ujërat e zeza përfundojnë në det. Kanë kafshuar çdo lulishte dhe kanë ngritur qiellgërvishtës për interesat e tyre korruptive. Këto janë faktet, jo atë që thonë ERTV-të dhe LAL-TV-të nga mëngjesi në darkë. Tirana është e fundit, sepse qytetarët shihen si të dorës së fundit nga dyshja Rama-Veliaj. Cilësinë e jetës në renditjet ndërkombëtare nuk e cakton opozita dhe, çuditërisht nuk e ngre as sheshi-tepsi betoni ku piqet veza në diell, ku dimrit skuqin qofte patronazhistët e partisë që vjedhin zgjedhjet, dhe këndojnë velinat e Rilindjes. Thënë me fjalët e Ramës: Kjo është Tirana jonë, Tiranë e kontradiktës/ E ndotjes, trafikut, kullave dhe frikës," tha Malltezi.
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar ndryshimet n&e...
Komisioni Rregullator HIMARË- Komisioni Rregullator vendosi sot me pesë vota pro që në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do...
pamje nga mbledhja TIRANË- Paraditen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë. Fokusi i mbledhj...
Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi emrat e ministrave pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Rama zëvend&e...
argita malltezi TIRANË- Argita Malltezi në konferencën e sotme për shtyp tha se është bërë shkelje e rëndë...
Takimi TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun e...
Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi për mes një postimi në llogarin...
argita malltezi TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për me...
TIRANË- Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialise ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë. Mbledhja vjen një dit&eum...