Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon atë për "shpërdorim detyre" dhe "për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak" lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca e radhës u vendos të mbahet me 7 qershor. Shkak për shtyrjen ishte mungesa e përsëritur e avokatëve të tij mbrojtës, ndaj edhe trupa gjykuese ka vendosur që t'i caktojë një avokat nga shtetit, i cili është Artan Simoni.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon atë për "shpërdorim detyre" dhe "për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak" lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec. Ndërkohë që nga ana tjetër, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.
Nga ana tjetër avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi, kjo pasi sipas tyre klienti i tyre nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
"Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar. Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit,”- mësohet të ketë thënë avokati Ardian Visha.
Dy prokurorët që do të japin pretencën sot janë; Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.
Çfarë ka ndodhur në Gërdec?
Më 15 mars të vitit 2008 Tirana u lëkund nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave. Shumë të tjerë u gjymtuan, shtëpitë u shkatërruan dhe shpërthimi krijoi një krater të madh. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.
Senatoret TIRANË- Senatorët amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit t...
harta SHBA- Organizata Freedom House thotë se ndikimi i luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, u ndje gjatë vitit t&e...
Myslim Murrizi TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shprehur shqetësimin për pagat e deputetëve, pasi sipas tij, janë të p...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe...
Edi Rama dhe Rishi Sunak BRITANI- Kalimi i emigrantëve të paligjshëm me gomone vijon të jetë një nga çështjet m&...
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori, Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, me ironi ka komentuar rr...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me kryedemok...
Takimi TIRANË- Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me senatorët amerikanë Chris M...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” TIRANE- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlefshmërinë e rezulta...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pranoi se ky është një moment i v&...