LIVE UPDATES
Politike

VKM për Albanologjinë/ Gjinushi: Qëllimi ynë është koordinimi dhe jo uzurpimi i ASA-s, do rrisë kapacitetin për kërkimin shkencor

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, teksa ka komentuar vendimin e qeverisë për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike, tha se ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy institucioneve.

1 Qershor 2023, 11:30 Nga m.s
VKM për Albanologjinë/ Gjinushi: Qëllimi ynë është
Skender Gjinushi

TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, në një konferencë për mediat tha se vendimi i Ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike, do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar. Ai sqaroi para mediave se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave.

Gjinushi tha se konflikti që ka ASA me Ministrinë e Arsimit nuk është për faj të Akademisë së Shkencave, dhe se shkrirja e kësaj të fundit do të ketë impakt pozitiv për zhvillimin e tre projekteve madhore mes dy institucioneve.

“Realizimit të tre projekteve të madha dëshmon këtë bashkëpunim mes dy institucioneve. Vendimi është hap i rëndësishëm për realizimin e misionin tonë, për rritjen e mbështetjes së financimit, për njësi të reja dhe kërkues shkencor. Për koordinimin e rezultateve dhe harmonizimin e zhvillimit të nivelit mes komponentit kryesor. Në nivelin e diplomave dhe zbatimin e teknologjisë, nuk mund të ketë arsim të lartë shkencor pa këtë nivel dhe standarde europiane”, tha një prej akademikëve.

A është qokë e radhës që ju bën Ministria e Arsimit, pasi ju latë partinë për Akademinë?

"Bashkimi i dy akademive është një koncept i gabuar. Akademia e studimeve nuk është shkollë e lartë. Vendimi i qeverisë është vendim emancipues, por në fakt largohet nga politika dhe vjen te shkencat. Qëllimi ynë është që institutet të vijnë siç janë, për tu forcuar. Këtë herë do punohet për të rritur kapacitetet shkencore, dhe jo fuqizim individësh, as i Asamblesë së Shkencave. Akademia kryen misionin numër 1 të saj. Qeveria ka qenë skeptike por u bind se kjo është rruga e vetme për reformimin e Akademisë. Akademia mori rolin e avokatisë për të financuar tre projektet madhore. Kërkojmë të bashkëpunojmë së bashku për tre projektet madhore, e bën më të mundshëm dhe e ligjëron. Konflikti që ka ASA me Ministrinë e Arsimit nuk është për shkakun tonë.

“Këtë herë do punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore. Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA s’duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucioni. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.

ASA ose të behej shkollë e lartë, ose të dilte nga ky sistem. ASA do jetë institut pranë Akademisë, pranë Ministrisë, do jetë pjesë e një shkolle të lartë apo do bëhej shkollë e lartë, ASA nuk donte të bëhej shkollë e lartë, nuk u kthye aty për shkollë të lartë, dhe ka zgjatur kjo bisedë për 5 vjet. As vetë AS nuk e pranon dhe as Ministria. Kjo është një lloj lirie dhe i thotë ’udhë e mbarë’ tek Akademia e Shkencave”.

I pyetur se a mund të bashkëpunojë Akademia e Kosovës me Shqipërinë, Gjinushi foli për një protokoll të përbashkët.

“Ka një protokoll të përbashkët, ka një projekt madhor që është enciklopedia. Insitucionet e tjera, janë të përfshira në proces. Kushdo që do uronte që mos shkonte mirë Shqipëria me Kosovën, fatkeqësisht duhet të mërziten pak”.

Skënder Gjinushi foli për VKM-në për Albanologjinë. Gjatë kësaj bisedë ai tha se buxheti i ASA do të kontrollohet nga Institutet, dhe se sipas tij, buxheti do të vijë përmes Akademisë.

“Ne kemi kërkuar të bashkohet. Kjo është zgjidhja e vetme, dhe këtë e kemi kërkuar pa marrë nëse ASA ka status ligjor apo jo dhe ASA nuk po dënohet dhe as po internohet. Me qeverinë, sipas teje, e kemi mirë, por harroni një gjë, asnjë Akademi nuk ka vendosur që të zhvillojë shkencën me lekët e akademikëve, por me lekët e shtetit”, shtoi Gjinushi, duke shtuar: “Kur qeveria u bind që Akademia po reformohej, filloi edhe ta mbështesë”.

Më tej ai citoi se qëllimi kryesor është koordinimi i kërkimit shkencor, dhe jo uzurpimi i ASA, siç po paraqitet. “Nuk quhet kundër ai që nuk di se çfarë do. Ata duan një status të veçantë dhe statusi i veçantë është vetëm për Akademinë e Shkencës. Të gjitha njësitë që ngremë ne këtu, akademikët marrin vetëm përgjegjësitë e drejtimit. Qëllimi ynë është koordinimi i kërkimit shkencor dhe jo uzurpimi siç edhe duan ta transmetojnë”.

"Nëse buxheti i ASA-a shkonte nëpërmjet Ministrisë, tani do të vijë nëpërmjet Akademisë, ligji ynë e thotë qartë që institutet do të jenë autonome. Nuk bëhet asnjë shpenzim pa firmën e drejtorit përkatës. Varësia tregohet në financim dhe në zgjedhje të personelit. Në vend të Bordit Administrativ, do të jetë një Bord drejtorësh që vetë-administrohet. Duhet të ndajmë disa individë të ASA-s, drejtuese dhe ish-drejtues të ASA-s janë anëtarë të Asamblesë sot dhe kundër vetëm një që dini ju është. Jemi takuar edhe tek Ministria dhe veç e veç janë dakord, por sa bëhen bashkë dikush i kontrollon. Fjala njësi nuk redukton dhe as nuk zmadhon, po ia lë institucionit. S’ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave sot, që ta bëjë ASA-n shkollë të lartë".

Gjinushi ka folur edhe për termin “shkrirje” të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ai tha me tone ironike:

"Akoma përdor fjalën shkrirje? Merrni lëxoni vendimin e Asamblesë dy vite më parë me 47 vota akademikësh….”

Kalimi i instituteve pranë nesh. Statuti qartësisht flet për autonomi të tyre dhe nuk ekziston vartësia në shkencë. Vetëm injorantët flasin për vartësi. Kjo duhet përshëndetur. Ky është largimi i politikës nga shteti. Ky është ç’politizim. Politika merr dhe vendime të mira”.

Gjinushi foli ndër të tjera edhe për negociata mes palëve, ku sipas tij, në fund triumfoi e drejta. “Qeveria po të ishte se kishte hallin e dikujt, e kishte bërë dy vite më parë, nuk është bërë pa negocime. Fitoi e drejta! Erdhi një moment që Ministria e Arsimit duhet ta ndajë “shapin nga sheqeri”. Në qoftëse nuk je i akredituar, Ministria s’mund të kontrollojë një institucion që s’është i arsimit të lartë”, u shpreh ai.

skender gjinushi akademia e shkencave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj