LIVE UPDATES
Politike

"Unë kam një vizion", Basha nga Vlora: Duhet ndryshuar sistemi politik i vjetëruar

Basha tha se ata që e kritikojnë, nuk duan figura të reja dhe zëra të rinj në debat, por duan ta mbysin debatin akoma pa filluar

1 Qershor 2023, 10:43 Nga m.s
"Unë kam një vizion", Basha nga Vlora: Duhet ndryshuar
Lulzim Basha me te rinjte

VLORE- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim në Vlorë me të rinjtë. Ai u shpreh se marrëveshja e Berishës me Ramën në 2008 dëmtoi bashkëjetesën demokratike. Basha tha se ata që e kritikojnë, nuk duan figura të reja dhe zëra të rinj në debat, por duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ndër të tjera, Basha citoi se PS-ja është parti që riciklon vetveten.

Fjala e plotë e Bashës

"Edhe një herë, është kënaqësi e madhe të ndodhem në mesin tuaj sot. Momenti që po diskutonim ftesën për të ardhur në Vlorë, filloi një pritshmëri positive për tu rikthyer pas një kohe të gjatë në mesin e qytetarëve vlonjatë, në veçanti në mesin e rinisë vlonjate. Ka qenë një kohë e mbushur me zhvillime, e mbushur me pritshmëri, e mbushur edhe me zhgënjime. Por ajo që ka rëndësi është jo vetëm çfarë kemi kaluar, që është e rëndësishme, por ku do të shkojmë?

Dhe kjo është një pyetje që gjithsecili ia bën vetes. Edhe atyre që janë shumica, për fat të keq në Vlorë dhe në Shqipëri, që s’po iu ecën ashtu siç duhet, por edhe dikujt që po iu ecën.

Ku do të shkojmë që këtu? Dhe më shumë sesa për të treguar rrugën ku do të ecim, do të doja të bëja një bashkëbisedim se si e shikoni këtë rrugë. Pa diskutim që unë kam një vizion, një projekt do të thoja, për të rregulluar ato aspekte të jetës politike, prishja e të cilave ka ndikuar jetën ekonomike dhe jetën shoqërore të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Dhe besoj se këto tre-katër herë që kam pasur mundësi të shprehem publikisht, pas një viti e pak heshtje të gjatë, i kam bërë të ditura disa prej këtyre pjesëve të një projekti apo vizioni, se si mund ti bëjmë gjërat më mirë. Por, sado që duam t’i shmangemi, nuk i shmangemi dot përse erdhëm këtu? Dhe ku jemi?

Jemi në një Vlorë pa konkurrencë, pa mundësi për gjithë vlonjatët dhe në veçanti për rininë. Jemi në një Vlorë e cila ka një potencial 10-15 herë më të madh sesa ky është sot, por që nuk arrin dot ta shpalos.

Pse?! Për shkak të mungesës së konkurrencës. Për shkak të mungesës së hapsirës. Dhe gjithçka fillon tek vendimarrja politike. E cila për fat të keq vazhdon të dominojë më shumë se çdo vendimmarrje tjetër në jetën e të rinjve dhe jetën e qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqiperisë.

Por si kemi ardhur deri këtu?! Kemi ardhur sepse njerëzit nuk janë të lirë të zgjehdin kë duan dhe të zgjedhurit janë të parazgjedhur. Dhe vetëm mes të parazgjedhurve mund të votoni atë që dëshironi.

Si mund ta ndryshojmë këtë?

Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht i bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi i këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.

Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është I pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari I partisë.

Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5  mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.

Ky është rrethi vicioz. Ky është kurthi në të cilin jemi future prej 2008-es. Një klasë politike e vjetëruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapsirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapsirë në kuptimin e moshës.

Shikoni çfarë ka ndodhur!

Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit.

Si mund ta ndryshojmë këtë? Duhet të biem dakord që kjo nuk ndryshohet e gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike; me sharje, me banalitete, me kërcënime, me demagogji, me tallava nuk vjen as debati nuk dëgjohet, jo më të ndryshohet diçka.

Që të ndryshojme, jam i bindur, që gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve; dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve.

Kjo, në mendimin tim është e para që duhet të bëjmë. E dyta, duhet të kuptojmë që ky s’mund të jetë një projekt që bëhet për emra të përveçëm. Sepse ndryshimet e Kushtetutës në 2008 u bënë me dritëshkurtërinë e përfitimit të menjëhershëm.

“Çfarë përfitoj unë?”- tha njëri dhe “Çfarë përfitoj unë” – tha tjetri dhe ia bënë këtë gjëmë Shqiperisë.

Tani duhet të mendojmë afatgjatë. Detyra jonë, në veçanti detyra juaj si brez i ri, të mendoni dhe jeni të prirur të mendoni jo vetëm për 4 vitet e ardhshme. Ju e keni jetën përpara. Prandaj jam i lumtur që jam këtu me rininë sepse ju nga vetë natyra jeni të interesuar, jo thjesht për diçka sot për sot, por për diçka të qëndrueshme. Dhe kjo ndërtohet mbi vlera".

lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet