LIVE UPDATES
Politike

Tre bashkitë e reja që do kërkojë opozita! Reforma territoriale, Çupi: Rajonet temë e hapur

Dhurata Çupi thotë se ndarja e vendit në rajone apo fuqizimi i qarqeve do të varet nga qasja për një dakordësi politike mes palëve.

15 Gusht 2022, 10:49 Nga A.B
Tre bashkitë e reja që do kërkojë opozita! Reforma
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka deklaruar se PD do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 80 në ndryshimet e paketës ligjore dhe hartës territoriale që pritet t’i propozohet Kuvendit përpara 30 shtatorit.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, shprehet se reforma e 2014 rezultoi e dështuar, pasi qytetarëve iu largua më shumë shërbimi publik, ndërsa financat e institucioneve të qeverisjes vendore u përkeqësuan me rritje të borxheve për shkak të përdorimit të tyre për punësime elektorale.

“Ekspertët e Partisë Demokratike kanë punuar intensivisht për të realizuar një projekt të paketës ligjore dhe të hartës territoriale. Po ne kemi një variant që do t’ua ofrojmë qytetarëve. Ne jemi për rreth 80 njësi të qeverisjes vendore. Vendet e rajonit dhe më gjerë i kanë të konceptuara njësitë e qeverisjes vendore si bashki. Njësi të qeverisjes vendore plotësisht urbane, njësi urbane dhe rurale dhe njësi plotësisht rurale për shkak të funksioneve që kanë. Ne do mundohemi t’u japim shqiptarëve rreth 80 njësi të qeverisjes vendore, por ne kemi shumë kërkesa për rishikim kufijsh të disa prej tyre”, tha Çupi.

Ajo pranoi se brenda Partisë Demokratike ka një ngërç që lidhet me përfaqësimin e opozitës në këtë komision, po u shpreh se propozimi do të jetë unifikues dhe në interes të qytetarëve.

Sipas Çupit, “Në vitin 2014 maxhoranca nuk dëgjoi propozimet e opozitës dhe bëri fakt një reformë me efekte të pastra elektorale dhe që nuk ishte në shërbim të qytetarëve. Ekspertët tanë po përgatisin një material final të plotë dhe detajuar dhe besoj që të gjitha palët e opozitës do ta mbështesin këtë propozim që do të jetë më i miri për interesat e qytetarëve shqiptarë”.

Bashkëkryetarja e Komisionit Parlamentar të Reformës ka zbuluar për gazetën “Panorama” tre emrat e parë të bashkive të reja që do të propozojë PD si Orikumi, Leskoviku dhe rajoni i Dukagjinit. “Leskoviku është një prej modeleve konkrete. Leskoviku me Kolonjën janë 50 km, një qytetari i duhet 100 km për ta bërë rrugën. Bashkia e Orikumit sot është pjesë e Bashkisë Vlorë, por të gjitha të dhënat e tregojnë si shumë të rëndësishme dhe mund të jetë një bashki më vete. Ne nuk mund të zhbëjmë në asnjë mënyrë traditën dhe historinë në zonën e Dukagjinit. Ne do t’i sugjerojmë si njësi të qeverisjes vendore të veçuar me zonën përreth për shkak të tipologjisë, historisë, relievit etj. Këto shembuj tregojnë seriozitetin dhe detajet, me të cilin ne jemi përqendruar për të bërë këtë reformë”, u shpreh Çupi.

Teksa foli për qarqet, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës AdministrativoTerritoriale thotë se ndarja e vendit në rajone apo fuqizimi i qarqeve do të varet nga qasja për një dakordësi politike mes palëve.

“Qarqet kanë rëndësinë e tyre për shkak se janë organe kushtetuese e në duhet t’u jepnim rëndësinë dhe autoritetin e duhur. Rëndësinë që u jep Kushtetuta nuk e kanë pasur asnjëherë dhe vazhdojnë të mos e kenë. Ka një qasje që mes qarqeve dhe rajoneve të zgjidhet rajoni dhe të kemi një rajonalizim të Shqipërisë. Unë besoj që të gjitha palët do të jemi dakord këtu për sa i përket numrit të qarqeve apo rajoneve. Kjo është e lidhur edhe me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë besoj që me një punë, qasje të përbashkët dhe me një dakordësi politike të arrijmë që t’i japim fuqinë që u jep Kushtetuta qarqeve apo të shtojmë rajonet apo të heqim qarqet dhe të kemi vetëm rajonet”, sqaroi deputetja e PD-së.

E pyetur nëse zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023 do të mbahen mbi bazën e ndryshimeve ligjore që pritet t’i dërgohen Kuvendit përpara 30 shtatorit, Çupi u shpreh se kjo është në kompetencë të Presidentit, por ato të jenë gati brenda afateve kushtetuese për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit.

“Kjo, për shkak se Kodi Zgjedhor parashikon që Presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale 6 muaj përpara, që i takon muaji tetor. Deri në fund të shtatorit, ne menduam që mund të bënim një propozim final për paketën ligjore dhe hartës që do ta shoqërojë këtë paketë. Presidenti do të ketë të gjithë mundësin që në tetor të shpallë datën e zgjedhjeve me reformën e re. Ky ishte edhe qëllimi, për të cilin u ngrit komisioni dhe këtu besoj që nuk duhet të ketë asnjë dilemë apo diskutim. Zgjedhjet e ardhshme duhet të bëhen me reformën e re territoriale-administrative, e cila nga ana e saj duhet të miratohet me dakordësinë e opozitës që kjo të jetë e suksesshme. Nëse nuk do të kemi dakordësi me Partinë Socialiste, unë mendoj që është në të keqe të vendit dhe qytetarët shqiptarë. Pa dobi publike nuk ia vlen të ketë asnjë reformë të miratuar nga njëra palë”./Panorama

dhurata cupi reforma territoriale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj