LIVE UPDATES
Bota

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndodhë në Iran

Trump nuk tha se kush dëshiron që ta marrë drejtimin e Qeverisë nëse regjimi do të binte, por tha vetëm se “ka njerëz”.

14 Shkurt 2026, 14:49 Nga I.A
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndryshimi i regjimit është “gjëja më e mirë që mund të ndodhë” në Iran, teksa konfirmoi se një aeroplanmbajtës i dytë së shpejti do t’i bashkohet flotës “masive” amerikane në Detin Arabik, në mes të tensioneve të larta mes dy rivalëve.

“Duke se kjo do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, tha Trump për gazetarët më 13 shkurt teksa po qëndronte në një bazë ushtarake në Karolinë të Veriut kur u pyet nëse synonte “ndryshim të regjimit” në Teheran.

“Për 47 vjet, ata kanë folur e kanë folur e kanë folur. Në ndërkohë, ne kemi humbur shumë jetë njerëzish në kohën kur ata kanë folur”, shtoi ai. Kjo është thirrja më e drejtpërdrejtë e Trumpit për rrëzimin e regjimit klerikal të Iranit.

Trump nuk tha se kush dëshiron që ta marrë drejtimin e Qeverisë nëse regjimi do të binte, por tha vetëm se “ka njerëz”.

Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, është një nga shumë figurat që synojnë të fitojnë ndikim brenda opozitës së fragmentuar iraniane në mërgim.

Regjimi teokratik i Iranit është në pushtet që nga viti 1979, kur Revolucioni Islamik çoi në rrëzimin e shahut të mbështetur nga SHBA-ja, Mohammad Reza Pahlavi, nga klerikët besnikë ndaj ajatollah Ruhollah Khomeini. Të dy shetet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980.

Uashingtoni dhe Teherani janë përfshirë në bisedime indirekte mbi programin bërthamor të Iranit. Shtetet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë një armë bërthamore, teksa Teherani insiston se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Trump po ashtu ka kërcënuar me një sulm të ri ushtarak ndaj Qeverisë iraniane nëse ekzekuton ndonjë nga protestuesit e arrestuar gjatë protestave masive antiqeveritare të mbajtura së voni.

Trump u tha trupave amerikane në bazë se Teherani ka qenë “i vështirë” në bisedimet bërthamore dhe sugjeroi se duhet të shtohet presioni ndaj iranianëve.

“Ata e kanë bërë të vështirë që të arrihet një marrëveshje”, tha ai. “Ndonjëherë duhet të kesh frikë. Kjo është e vetmja gjë që do ta zgjidhë situatën”.

Trump po ashtu lartësoi luftën 12-ditore të zhvilluar qershorin e vitit të kaluar, kur Izraeli dhe SHBA-ja kryen fushatë bombardimesh që kishin për cak objektet bërthamore dhe ato ushtarake të Iranit.

Deklaratat e fundit të udhëheqësit amerikan vijnë në kohën kur Uashingtoni ka një grumbullim masiv ushtarak në rajonin e Gjirit Persik.

Ekspertët thonë se dislokimi e forcave ka për qëllim t’i japë Trumpit opsionin ushtarak nëse zgjedh të veprojë mbi kërcënimet e tij për të sulmuar Iranin, për shkak se ky i fundit nuk ka arritur një marrëveshje bërthamore dhe ka shtypur dhunshëm protestuesit.

Forcat e sigurisë iraniane vranë mijëra demonstrues në janar, pas protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, fillimisht për çështje ekonomike, por më pas u shndërruan në zemërim të përgjithshëm kundër regjimit. Më shumë se 53.000 persona u arrestuan, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Paraprakisht, SHBA-ja ka dislokuar aeroplanmbajtësin Abraham Lincoln në rajonin e Gjirit Persik në kuadër të asaj që Trump e quan “flotë masive” të dislokuar pranë Iranit.

Më 13 shkurt, Trump konfirmoi se një aeroplanmbajtësi tjetër, Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, po lundronte nga Karaibet dhe së shpejti do t’i bashkohej forcave amerikane në rajon, me shumë gjasa brenda rreth shtatë ditësh.

Gerald R. Ford konsiderohet se është luftanija më e madhe në botë, me gjatësi 337 metrash dhe është e aftë të bartë disa nga teknologjitë më të avancuara ushtarake.

Kur u pyet pse po dërgonte luftanijen e dytë, Trump tha: “Në rast se nuk arrijmë një marrëveshje, do të na duhet… Nëse na duhet, do ta kemi gati”.

Negociatorët u takuan javën e kaluar në Muskat në bisedime të ndërmjetësuara nga Qeveria e Omanit, dhe rundet pasuese janë të paqarta, megjithëse Reuters duke u thirrur në burime tha se një rund i ri bisedimesh është planifikuar që të mbahet në Gjenevë më 17 shkurt.

Irani është goditur rëndë nga sanksionet financiare perëndimore, të cilat kanë kontribuar në rrënimin e ekonomisë së shtetit.

Më 2015, Irani u pajtua për marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore. Pakti synonte ta parandalonte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore, n këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Megjithatë, Irani filloi të tërhiqej nga angazhimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj