LIVE UPDATES
Politike

Tryeza me partitë opozitare/ Alimehmeti: Jemi në emergjencë kombëtare! Kjo qeveri nuk hidhet me fjalë, por me veprim

Gjatë fjalës së tij në në tryezën opozitare, Alimehmeti u shpreh se vendi po qeveriset nga njerëz antikombëtarë.

9 Janar 2026, 15:23 Nga E.d
Tryeza me partitë opozitare/ Alimehmeti: Jemi në emergjencë
Foto ilustruse

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar ditën e sotme se vendi ndodhet në një  emergjencë kombëtare. Gjatë fjalës së tij në në tryezën opozitare, Alimehmeti u shpreh se vendi po qeveriset nga njerëz antikombëtarë.

Ai tha se këta individë po vjedhin, jo vetëm fondet por edhe të ardhën e vendit. Sipas tij, kjo qeveri nuk hidhet me fjalë, as nga sallat e konferencave. Por hidhet, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe duke shkuar atje për t'i treguar atyre vendin që meritojnë.

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë, faleminderit të gjithëve ju për që jeni këtu. Falënderoj shumë në fakt edhe audiencën sepse unë e di që mes tyre ka njerëz që po mendojnë a të bashkohen apo jo me këtë iniciativë, absolutisht për të rrëzuar një qeveri një orë e më parë. Faleminderit doktor Berisha për këtë ftesë dhe organizim. Të themi një gjë të qartë, të gjithë neve, po mos përsëritem. Ne jemi në emergjencë kombëtare.

Të jemi të qartë, domethënë, nuk po flas këtu për katastrofa natyrore që na godasin ne çdo verë e çdo dimër dhe gjejmë përballë një shtet të paaftë për t'u marrë me to. Jemi në emergjencë kombëtare sepse ne po qeverisemi nga njerëz antikombëtarë. Nga antivlera, nga antimoral. Kjo është e vërteta. Ata po na vjedhin jo vetëm fondet, se flasim shumë për fondet, por na vjedhin të ardhmen e kalamajve tanë.

Po vjedhin çdo gjë që përfaqëson ky shtet këtu. E në fund fare neve, të gjithë ne, po patjetër, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, po dhe ata që na dëgjojnë, duhet të vendosin, do marrin rolin e spektatorit këtu, apo do marrin rolin e aktorit këtu? Sepse këtu ka nevojë për veprim. Nuk është thjesht çështje që neve t'i themi gjërat. Ata i mendojnë, na japin të drejtë moralisht, po ka nevojë të kuptojmë që ne duhet të shkojmë drejt veprimit. Dhe unë dëgjoj shpesh, kemi mendime të ndryshme. Po, patjetër kemi mendime të ndryshme.

A mund t'i vëmë në një platformë të përbashkët? Edhe këtë mund ta bëjmë, patjetër. Po pyetja e parë është, me të vërtetë, sa të ndryshme janë këto mendime? Pra, neve si qëndrojmë kundër shpopullimit? Neve si qëndrojmë kundër korrupsionit moral dhe financiar? Neve si qëndrojmë kundër narkotrafikut? Po për familjen, si qëndrojmë neve? Se ne qëndrojmë për familjen. Ne qëndrojmë për lirinë, ne qëndrojmë për besimin, ne qëndrojmë për pronën, ne qëndrojmë për kombin. Ne qëndrojmë për një orientim perëndimor të Shqipërisë, apo jo? Po si qëndrojmë?

Duhet të qëndrojmë në çdo prag. Nga pragu i derës, ku e kemi ne detyrë të shkojmë dhe t'ia shpjegojmë dhe të flasim me njerëzit, deri tek pragu i institucioneve, ku duhet të çojmë revoltën e tyre. Kalon përmes rrugës dhe bulevardit kjo? Po patjetër kalon përmes rrugës dhe bulevardit. Por duhet të kalojë në mënyrë të fortë, në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të përshkallëzuar. Se nuk hidhet kjo qeveri me fjalë. As nga sallat e konferencave nuk hidhet. Hidhet nga atje jashtë, duke vepruar, duke folur me njerëzit dhe së bashku me ty, duke shkuar atje për t'i treguar atyre vendin që meritojnë. Një vend antikombëtar, një person që është antikombëtar, nuk e meriton vendin e tij mes këtij kombi, e jo më mbi këtë komb./Dosja.al

ilir alimehmeti pd qeveria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj