LIVE UPDATES
Politike

"Tuneli i Llogarasë, më i shtrenjtë në planetin Tokë!" Berisha: Ja pse refuzova ndërtimin e tij! Rama pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka (VIDEO)

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë. Sipas tij ky tunel u ndërtua me një tender me 30 milionë euro/km nga firma Gjoka. Berisha u shpreh se vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët.

16 Qershor 2024, 21:05 Nga N.F
"Tuneli i Llogarasë, më i shtrenjtë në planetin
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë. Sipas tij ky tunel u ndërtua me një tender me 30 milionë euro/km nga firma Gjoka. Berisha u shpreh se vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët.


"Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km. Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët. Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot.


A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë," tha ai.

Berisha më tej shtoi se premtimi i qeverive për ndërtimin e tunelit është një mashtrim ordiner. Ai tha se ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.

"Po pse them unë, tuneli i Llogarasë është tuneli më i kushtueshëm i planetit. Miqtë e mi. Një ditë Edi Rama thoshte se ishte bërë legjendë premtimi i qeverive të tjera për ndërtimin e tunelit.
Mashtrues ordiner. Sali Berisha ka kundërshtuar në mënyrë kategorike ndërtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blenë me lecka hajdutin e Shqipërisë.

Po pse unë e refuzova ndërtimin e tunelit? Së pari, tuneli së pari i lidh sytë Llogarasë, njëra nga qafat me pamjen më fantastike në Shqipëri. Së dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas një pasionati të tunelit, 23 minuta rrugën. Së treti o miq, nqs tuneli i Elbasanit ka një qarkullim vjetor prej 1.6 milionë, sa është tuneli i Llogarasë? Nga Palasa në Qeparo ka gjithsej 8000 shtretër turistikë, ja ta zëmë 9 mijë edhe me banesat, por a e dini se çfarë do të thotë kjo, 18 mijë euro për një shtrat turistik.


Shqipëria ka gjithsej në të gjithë territorin e saj, në të gjitha qytetet, 109 mijë shtretër turistikë, ta zëmë se i paska 9 mijë shtretër në territorin nga Palasa në Qeparo, atëherë a nuk i përket 18 mijë euro shtrati turistik? A ka krim më të shëmtuar se ky? A ka përçmim dhe përtallje më të madhe për shqiptarët se kjo? A ka vepër më korruptive kriminale se kjo miqtë e mi? Miqtë e mi!


Kur them 8 mijë apo 9 mijë shtretër, kjo gjithsej për 5 muaj, se në 8 muaj, aty turiste është vetëm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xhaçka te sarajet e të shoqit. A ndërtohet në këtë mënyrë o miq vetëm për të vjedhur. A ka krim më të shëmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milionë në vit. A mund të ndërtohet në këtë mënyrë vetëm për të mbushur valixhet me euro. Për të dënuar shqiptarët për të ndërtuar tunele të cilat kurrë nuk e justifikojnë dhe të cilat vetëm një hajdut i çmendur mund të marrë përsipër të shpërdorojë dhe të vjedhë paratë publike.


Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro për pasagjer, tuneli i Llogarasë kushton së paku 10 mijë euro për pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distancën Kukës-Tiranë, 6 orë, tuneli i Llogarasë i vjedhjes së madhe, shkurton distancën me 23 minuta. A ka krim më të shëmtuar se ky o miq," tha Berisha.

berisha rama tuneli i llogarase

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj