LIVE UPDATES
Politike

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. 

7 Korrik 2025, 16:31 Nga r.ll
U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së
jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që Jamarbër Malltezi të lirohet nga masa e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohëështë zbardhur dhe vendimi i plotë i GJKKO që liroi Malltezin nga arresti shtëpiak dhe e zëvendësoi masën e sigurisë me "garanci pasurore" në shumën 3 milionë lekë të reja.

Në vendim thuhet se garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar nga shpallja e këtij vendimi. Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. 

NJOFTIMI I PLOTË:

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore” parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.

2. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

3. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”.

4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit

Malltezi, pas vendimit për lirim nga arresti shtëpiak, tha se vjen pas mbi 20 muajsh privim lirie me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Malltezi denoncoi kërkesa të shumta që i janë drejtuar institucioneve për të mbledhur të dhëna mbi të dhe familjen e tij. Duke akuzuar mazhorancën dhe drejtësinë për një goditje të orkestruar, ai deklaroi se shteti po funksionon si në vitin 1945, duke luftuar armiqtë e partisë socialiste dhe jo duke zbatuar ligjin. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

jamarber malltezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj