LIVE UPDATES
Politike

U sulmua nga protestuesit në Tiranë/ Reagon aktori Gazmend Paja: Politika mbaron aty ku fillon familja, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit

Përmes një reagimi të publikuar në media, Paja sqaron se ndonëse mbështet bindjet e majta, ai nuk është anëtar i asnjë partie politike, nuk ka përfituar asnjëherë nga shteti dhe nuk ka marrë poste apo tendera.

2 Korrik 2026, 08:56 Nga D.S
U sulmua nga protestuesit në Tiranë/ Reagon aktori Gazmend Paja:
Gazmend Paja

TIRANË- Aktori i njohur Gazmend Paja ka thyer heshtjen pas sulmeve të fundit publike, duke theksuar se nuk mund të tolerojë përfshirjen e familjes së tij në debatet politike.

Përmes një reagimi të publikuar në media, Paja sqaron se ndonëse mbështet bindjet e majta, ai nuk është anëtar i asnjë partie politike, nuk ka përfituar asnjëherë nga shteti dhe nuk ka marrë poste apo tendera.

Paja shprehet i indinjuar për faktin se bashkëshortja e tij u bë objekt sulmi vetëm për shkak të qëndrimeve të tij, duke nënvizuar se "ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë: politika mbaron aty ku fillon familja".

Lidhur me akuzat për investimin strategjik, aktori sqaron se roli i tij ka qenë thjesht ai i ndërmjetësit mes investitorit dhe pronarëve të tokës, miq të tij personalë, duke mohuar kategorikisht marrjen e favoreve apo pasurive të pashpjeguara.

Reagimi i aktorit:

"Une jam po aq Shqiptar sa Ju. Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen. Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.) Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone. Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.

KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA. Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie. Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt. Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.

Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ. Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie. Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit. Kam punuar qe femije.

Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time. Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte. As kam marrë prona, as favore, as përfitime.", shkruan Paja./Dosja.al

 

gazmend paja

Sondazh

Poll

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!