Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Vangjeli akuzon institucionet për mungesë ndjeshmërie sociale, duke theksuar se Kalemaj, i cili përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe jeton me një asistencë minimale ekonomike, ka mbetur pa ujë edhe pasi ka shlyer detyrimet e prapambetura.
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Arben Kalemaj. Me anë të një deklarate për shtyp, Vangjeli ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të furnizimit me ujë për qytetarin. Ajo thekson se uji është një e drejtë themelore dhe nuk duhet të përdoret si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve në vështirësi ekonomike.
Vangjeli akuzon institucionet për mungesë ndjeshmërie sociale, duke theksuar se Kalemaj, i cili përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe jeton me një asistencë minimale ekonomike, ka mbetur pa ujë edhe pasi ka shlyer detyrimet e prapambetura. Ajo i bën thirrje UKT-së të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e situatës.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Të rikthehet menjëherë furnizimi me ujë për qytetarin Arben Kalemaj. Uji është e drejtë themelore, jo mjet ndëshkimi për më të pamundurit. Partia Demokratike denoncon mungesën e ndjeshmërisë sociale të institucioneve publike dhe mënyrën me të cilën trajtohen qytetarët më në nevojë.
Qytetari Arben Kalemaj, i diagnostikuar me sëmundje të rënda, përfshirë STEMI lateral, dhe me probleme të tjera shëndetësore, jeton vetëm me rreth 50 euro asistencë ekonomike në muaj. Pavarësisht kësaj gjendjeje tepër të rëndë, ai është përballur me ndërprerjen e furnizimit me ujë për shkak të vonesës në pagesën e faturave të dy muajve.
Pasi ka shlyer detyrimet financiare, zoti Kalemaj ka kërkuar zyrtarisht rilidhjen e ujit në banesë. Edhe pse, sipas tij, drejtuesi i UKT-së i ka konfirmuar se furnizimi do të rikthehej brenda pak ditësh, kjo ende nuk ka ndodhur.
Nëse është kështu, kemi të bëjmë me një rast të papranueshëm të neglizhencës institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë ndaj një qytetari që jeton në kushte të rënda shëndetësore dhe ekonomike. Asnjë shtet që pretendon të mbrojë dinjitetin njerëzor nuk mund të lërë pa ujë një familje që lufton çdo ditë me sëmundjen dhe varfërinë.
Uji nuk është luks. Uji është një e drejtë themelore dhe një domosdoshmëri jetike. Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për rikthimin e furnizimit me ujë në banesën e zotit Kalemaj.
Një qeveri matet nga mënyra se si trajton më të dobëtit, jo më të fortët. Partia Demokratike mbetet e angazhuar për ndërtimin e politikave që vendosin në qendër njeriun, mbrojnë familjet në nevojë dhe garantojnë që shërbimet jetike të mos përdoren kurrë si instrument ndëshkimi ndaj qytetarëve që jetojnë në varfëri dhe përballen me sëmundje të rënda./Dosja.al


Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vl...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo gjatë fjalimit tij në eventin “Rilindja 2.0”, ka prezantuar projektet...
Albin Kurti KOSOVË- Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosov...
Edi Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e...
Edi Rama BELGJIKA- Media belge VRT News, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protesta masive p...
Marco Rubio SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në nj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian, ku deputetët e opozit&eu...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur si "Neomalësorja", ka thyer heshtjen pas kallë...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, ka hedhur dritë mbi prapaskenat e vendimit të saj për t'u shkëputu...