LIVE UPDATES
Politike

Unaza e Madhe/ Veliaj: Projekti vijon me zgjatimin e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar

Bashkia do të subvencionojë me 3 vjet qera dhe do ndërtojë tre pallate për ata që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

10 Tetor 2022, 15:56 Nga A.B
Unaza e Madhe/ Veliaj: Projekti vijon me zgjatimin e Lanës nga Pallati me
Erjon Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, se projekti i Unazës së Madhe do të vijojë me pjesën jugore të qytetit, duke zgjeruar lumin Lana, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Për këtë projekt, Veliaj shtoi se Bashkia do të subvencionojë me 3 vjet qera dhe do ndërtojë tre pallate për ata që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Kryebashkiaku tha se miratimi i këtij akti është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara me punimet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ai u shpreh se është i vendosur për të vijuar me projektet e domosdoshme për rritjen e Tiranës, megjithë kundërshtarët që, sidomos tani në prag të fushatës, sipas tij do të vendosen në radhë për t’i bllokuar ato.

DEKLARATA E VELIAJT:

Me përfundimin e punës për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, projekti do të vijojë në pjesën jugore të qytetit, me zgjerimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Në funksion të ecurisë së projektit, i cili po kryhet nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot Akt Marrëveshjen Tip “Për përfitimin e trajtimit përmes fondit të banesave nga poseduesit e ndërtimeve pa leje, që preken nga ky projekt dhe nuk përfitojnë dot nga legalizimi”.

Nuk duam të humbasim më kohë. Fakti që sot, në pak minuta, mund të shkosh nga ‘Shqiponja’, në Astir, mandej në Selitë, pastaj te Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik e Botanik, për të mbërritur në Lundër e TEG, duke vazhduar sipër në Farkë te Helikopterët dhe t’i afrohesh Shkozës, është e jashtëzakonshme. Për gjeneratën tone do ishte diçka utopike, e pamundur, por ja që sot u bëka! Pra, kur njerëzit e ndajnë mendjen se do punojnë e nuk do pengojnë njëri-tjetrin, bëhet. Ky projekt i prek si të majtët, si të djathtët. Pra, nuk është gjurmë politike. Kjo punë ka filluar, që në kohë e Olldashit, ka vijuar në kohën e Haxhinastos, e pastaj të gjithë ministrat e Transportit me radhë dhe vetë projekti është bipartizan. Le ta mbarojmë! Rregulli është shumë i thjeshtë: Për të gjithë ata që i kanë pronat me letra, trajtohen nga ARRSH-ja, me shpronësim. Marrëveshja që miratojmë sot zgjidh problemin e familjeve që i kanë shtëpitë pa letra.

Vendimi që marrim sot paguan qiranë e familjeve që preken për tre vite, si dhe përfitimin e një banese me të njëjtat metra katrorë nga bashkia. Bëhet fjalë për ata që s’kanë asnjë letër, por që është e provuar, edhe nga kryeplaku, ndërlidhësi i komunitetit, njësia administrative, nga vizita në terren, që këta njerëz jetojnë realisht aty. Nëse për një arsye apo një tjetër dikush nuk i ka bërë dokumentet, në këto kohë të vështira Bashkia e Tiranës do të jetë me ty. Ne duam që edhe projekti të ndodhë, – pra, u zgjat Lana nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ka dalë në dritë, është rritur vlera e pronës, është zhbllokuar komplet qarkullimi aty, – të njëjtën gjë duam të bëjmë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.

Që projekti do të bëhet këtë se luan topi fare! Që do të shihni të gjithë aspirantët për kandidatë për kryetarë Bashkie të Tiranës që do të dergjen përpara fadromave, as kjo nuk diskutohet fare, se ky është një film që e kemi parë. Thjesht po i paralajmëroj se do të humbasin! Do të dilni edhe më keq seç dilte tipikisht në zgjedhje partia juaj sepse njerëzit nuk janë budallenj. Mjafton të shikoni rezultatin zgjedhor tek “Astiri”, ku sa më shumë digjeshin gomat, aq më shumë humbte partia. Ky projekt është i ndershëm, është i drejtë, i jep qytetit zhbllokim, i jep paratë atij që e ka me letra shtëpinë, i jep shtëpi dhe bonus qiraje atij që e ka pa letra fare. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët është: Tirana do të ketë një super unazë, njerëzit do të marrin shtëpi dhe qira nëse janë pa letra, njerëzit do të marrin paratë dhe shpronësimin nëse janë me letra, sipas çmimeve te tregut.

erjon veliaj projekti i unazes se madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj