Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo tha se skuadra po punon për bazën nënligjore, paralelisht me ligjin.
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se ligji për amnistinë fiskale është ende në procesin e konsultimit publik. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj u shpreh se ky ligj nuk mund të miratohet brenda këtij viti. Ajo tha se skuadra po punon për bazën nënligjore, paralelisht me ligjin.
Pjesë nga prononcimi:
Pyetje: Ju njoftuat miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, a është parashikuar amnistia fiskale të miratohet brenda këtij viti?
Delina Ibrahimaj: Amnistia fiskale është një ligj krejtësisht i veçantë, nuk është parashikuar në projektbuxhetin që sapo miratuam, e kemi thënë që ky është një ligj që është ende në konsultim publik me palët e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë. Po punojmë që paralelisht me ligjin, për bazën nën ligjore, në mënyrë që të kemi gati dhe infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji, kurdo që të arrijmë në një produkt final për të gjitha procedurat e kërkuara për zbatimin e këtij ligji.
Më herët, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i bindur se amnistia fiksale do ta marrë ‘ok’-n nga Kuvendi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla u pyet se si do të operohet me amnistinë fiskale, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër. Ai tha se Këshillimi Kombëtar ka vërtetuar se të paktën 2/3 e shqiptarëve e duan këtë gjë dhe se hapi i radhës është bindja e deputetëve për të siguruar votat. Balla tha se do të takojnë çdo deputet për të diskutuar në lidhje me këtë gjë. Reagimi i Ballës erdhi pasi Shefja e FMN-së në Shqipëri Yan Sun kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë ligjin për amnistinë fiskale për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin e grupeve terroriste.
Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve.
Edi Rama TIRANË- Pas dy orësh përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në ambientet e Presidencës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është më e pasur se Zvicra dhe Izraeli. K...
Erisa Xhixho TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj që prej mom...
Grida Duma TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se PD-ja duhet të futet me kandidatë të përbashk&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë jugun e vendit duke e &cce...
Ambienti i Presidences TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e iniciuar nga presidenti Bajram Begaj për sulmet ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me Akademinë e...
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i bindur se amnistia fiksale do ta marr...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimeve me banorët në Jug të Shqipërisë, ka...
Foto ilustrim TIRANE-Një tender interesant është duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një kohe kur in...