All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Unë merrem me politikë", Meta: Përgjegjësinë financiare e ka Monika, edhe deklarimin e pasurisë e kam firmosur me mirëbesim

Ai tha se ndër pyetjet e bëra ishte, a kishte dijeni për një shumë 20 mijë euro që Kryemadhi ka tërhequr para 16 vitesh.

13 Qershor 2024, 16:34 Nga r.ll
"Unë merrem me politikë", Meta: Përgjegjësinë
ilir meta, monika kryemadhi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për gazetarët ka dhënë detaje nga thirrja e tij në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha se ndër pyetjet e bëra ishte, a kishte dijeni për një shumë 20 mijë euro që Kryemadhi ka tërhequr para 16 vitesh.

Meta tha se nuk është marrë asnjëherë me çështje financiare, ndërsa përgjegjësitë ia atribuoi bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit. Ai shtoi se edhe deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit e ka firmosur me mirëbesim, pasi Kryemadhi kishte një avokate që i ndiqte çështjet.

"Në datën kaq 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro këtu, dini gjë e ka diskutuar me ju? Mbaj mend unë me Monikën në 2008 se çfarë ka tërhequr apo si ka tërhequr, ajo ka bërë tërë ato veprime sepse kanë pasur tërë ato pronat e tyre, kanë pasur pallatin e tyre, pronat e tyre, ka pasur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, punët e saj, unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje dhe kurrë nuk jam marrë as me çështje, financiare, edhe me deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit, unë kam firmosur në mirëbesim pasi ajo kishte një notere, avokate që i ndiqte këto çështje.", u shpreh kreu i PL-së.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte pyetur për të njëjtat çështje si bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndër to hetimin pasuror, Meta përsëriti se përgjegjësitë financiare i ka mbajtur ajo, ndërsa ai ka bërë politikë. Ai tha se çështjet e pronave dhe ato financiare, është përgjegjëse vetëm Kryemadhi. 

"Unë se di si janë bashkuar, ajo mund t’i dijë më mirë këto punë, unë po ju them për çfarë u pyeta unë sot. Për këto gjëra u pyeta, t’i bëjnë si të kenë qejf ata çështjet, unë jam i hapur. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë këtë e bëj mirë. Merren me histori paske diskutuar ti me Monikën në shtëpi, këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire (SPAK), unë merrem me politikë.", tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë ka dëshmuar paraditen e sotme për rreth 3 orë në SPAK. Ai tha se u thirr nga prokurorët si denoncues i aferave sipas tij të qeverisë së Edi Ramës. Kjo paraqitje e Metës në SPAK vjen një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. 

ilir meta monika kryemadhi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj