LIVE UPDATES
Politike

PS në Gjermani për kampionatin, policët 12 orë në punë pa pagesë/ Balliu: PD thirrje policëve të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestën e bashkisë

Balliu u shpreh se deputetet socialistë kanë ikur të gjithë në Gjermani për të parë kampionatin europian ndërsa i kanë lënë policët nga 12 orë në ditë në punë. Ai shtoi që teë bashkohen që së bashku  t’i japin fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara. 

13 Qershor 2024, 13:29 Nga N.F
PS në Gjermani për kampionatin, policët 12 orë në
Balliu

TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat të zhvilluar ditën e sotme u ka bërë thirrje policëve që të rebelohen kundër qeverisë dhe tu bashkohen protestës së nesërme para Bashkisë së  Tiranës.

Balliu u shpreh se deputetet socialistë kanë ikur të gjithë në Gjermani për të parë kampionatin europian ndërsa i kanë lënë policët nga 12 orë në ditë në punë. Ai shtoi që teë bashkohen që së bashku  t’i japin fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara. 

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:

Ndërsa Parlamenti është mbyllur sepse zyrtarët dhe deputetët e qeverisë do të shkojnë në Gjermani për të parë ndeshjet e europianit, policëve që i ruajnë nga zemërata popullore dhe që detyrohen t’u hedhin gaz protestuesve të opozitës do t’u duhet të kalojnë në ditën 12 orëshe të punës. Kjo bëhet me urdhër të ministrit, në mënyrë që policia të bëhet pjesë e propagandës për fluksin e turizmit dhe sigurinë e tyre.

Sigurisht, të punosh mbi kohën e orarit zyrtar nuk është praktikë e panjohur në botë, si në sektorin privat dhe atë publik, gjithmonë duke respektuar parimin e dyfishimit të shpërblimit për orë pune. Për policët shqiptarë ndryshon jo. Ata do të punojnë orë shtesë në mes të vapës, në kulmin e sezonit turistik, kur shtohen si njerëzit ashtu dhe trafiku pa asnjë cent shtesë në rrogë. Ata që do të ruajnë plazhet do të flenë në shezlonët në breg të detit, duke qenë larg shtëpisë dhe në pamundësi për të paguar hotelin.

Kjo është çnjerëzore. Burra dhe gra me rroga nën mesataren, dhe me familje e halle, jo vetëm do të punojnë orë shtesë kur të tjerët pushojnë, por as nuk do të paguhen. Kjo është gjoba që narkoqeveria i vë uniformave blu për të mbajtur vendin e punës. Pasi i shtyn të helmojnë protestuesit, ua helmon verën me një ngarkesë pune të pashpërblyer. Ministri politik mund të bëjë çdo gjë për të ruajtur fasadën e qeverisë së vet, por profesionistët e policisë duhet të mbrojnë uniformën dhe dinjitetin e kolegëve të tyre me grada më të ulëta.

Përndryshe ata janë bashkëpunëtorë në këtë krim social. Përndryshe ata do të dyshohen si të paguar për orët ekstra kur ndihmojnë kriminelët, siç del në dosjen Metamorfoza. I bëjmë thirrje policëve të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestën e bashkisë për këtë padrejtësi.

Nuk e presim këtë nga patronazhistët që hedhin gaz kundër protestuesve, por nga uniformat blu të pa blera nga krimi, po. Së bashku për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara. Një qeveri që lë në rrugë qytetarët e vet, nuk mund të krenohet me turistë që mbushin rrugët e vendit.

pd balliu police

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet