LIVE UPDATES
Politike

Urdhri i Prokurorisë për ndaljen e publikimeve për hakerimin e sistemit, PD: Akt anti-kushtetues

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se ky ishte një urdhër i nxjerrë nga "prokuroria e partisë".

21 Shtator 2022, 13:50 Nga k.m.
Urdhri i Prokurorisë për ndaljen e publikimeve për hakerimin e
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me urdhrin e Prokurorisë ndaj mediave, të cilat nuk duhet të publikojnë të dhëna nga e-mailet e hackeruara, siç ishte rasti me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se ky ishte një urdhër i nxjerrë nga "prokuroria e partisë". PD e dënon këtë akt, duke e cilësuar si anti-kushtetues, ndërsa i bëri thirrje medias që të mos bie pré e censurës qeveritare.

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja Floriana Garo

Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerres në treg të të gjithë teë dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të  ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë. Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri. Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës.

Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë. Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë. Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i con për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet. Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre; Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale; Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.

Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve. Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë per mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.

U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë. Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

floriana garo dokumentet sekrete të policisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj