"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Me anë të një postimi në Facebook, Meidani shkruan se i mban mend të gjitha takimet që ka pasur me Nishanin dhe se më së shumti te ai i ka bërë përshtypje thjeshtësia dhe maturia e tij.
TIRANË- Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka reaguar për vdekjen e parakohshme të ish-presidentit Bujar Nishani. Me anë të një postimi në Facebook, Meidani shkruan se i mban mend të gjitha takimet që ka pasur me Nishanin dhe se më së shumti te ai i ka bërë përshtypje thjeshtësia dhe maturia e tij.
Postimi i Plotë:
Me keqardhje mësova se, më datë 28 maj 2022, u nda nga jeta Presidenti Bujar Nishani. Në bashkësinë e ish kryetarëve të shtetit shqiptar të periudhës së pluralizmit politik, ai, deri tani, ka qenë dhe kolegu ynë në moshën më të re. Ndoshta, e kam kontaktuar zotin Nishani dhe shumë kohë më parë, por në memorien time janë të regjistruara mjaft takime, qëndrime e biseda të përbashkëta, brenda dhe jashtë shtetit, vetëm disa vite para përfundimit të mandatit të tij si President i Republikës. Që në fillim, më ka bërë përshtypje maturia dhe thjeshtësia e tij dhe, mbi të gjitha, qetësia, angazhimi dhe përkushtimi serioz, brenda një brishtësie të përkohshme. Mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë për të u bë akoma më i qartë në mjaft veprimtari ndërkombëtare e rajonale, në të cilat unë dhe zoti Nishani, si ish kryetarë shteti, kemi përfaqësuar këndvështrimin politik shqiptar dhe vetë Shqipërinë. Në të gjitha rastet që kemi qenë bashkë, më gëzonte fakti që ai e konsideronte me ndershmëri politike, përgjegjësi qytetare e thjeshtësi njerëzore, si pjesëmarrjen, ashtu dhe vetë përgatitjen e kujdesshme apo referimin me dinjitet në veprimtari të tilla...
Lexova dhimbjen dhe pikëllimin në të gjitha reagimet e miqve besnikë dhe e shokëve të dashur të tij, por, në veçanti, një ndjenjë pozitive më krijuan dhe mjaft mesazhe nga të dy krahët e politikës shqiptare mbi humbjen e parakohshme të jetës së këtij personaliteti politik të tranzicionit shqiptar. Pavarësisht brendësisë së sinqeritetit të reagimit, e tillë duhet të jetë, në të vërtetë, jo vetëm gjuha politike, por dhe mesazhi publik e kodi etik në çdo rast tjetër, sepse rrezatimi i tyre në shoqëri veçse e bëjnë atë më njerëzore, më të shëndetshme dhe më të përkushtuar. Për këtë shoqëri të civilizuar, për një politikë të drejtë dhe një shtet human e demokratik, ai jetoi dhe punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të ngushtë! Rexhep Meidani Presidenti i Shqipërisë (1997-2002)
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një spital në Gjermani. Prej disa kohësh ai ishte shtruar për t'u trajtuar për shkak të komplikacioneve që kaloi pas Covid-19. Nishani kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi në jetë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq Covid-19 i la në organizëm.
(I.A/Dosja.al)
Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha dhe Edi Rama TIRANË- Hansel dhe Gretel lanë thërrime bukë për të gjetur rrugën për ...
Bujar Nishani TIRANË- Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri t...
Ferdinand Xhaferaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Pe...
Konferenca e Kryetareve TIRANË -Sot është djegur edhe shansi i fundit i opozitës për t'i kërkuar mazhorancës që...
Bujar Nishani TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar N...
Bujar Nishani TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de No...
Floriana Garo TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike u zgjodh sot, por lista me 20 persona la jashtë demokratë e bashkëpunëto...
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar se më 3 qershor do të mbledhë ...
Bujar Nishani TIRANË- Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka bërë me dije se emri i ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani &e...
Erion Veliaj TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë&...