Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se arrestimi i Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur.
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Xama e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se arrestimi i Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur. Xama gjithashu u shpreh se mungojnë hetimet për familjarët e tjerë të Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai. Më tej Xama tha se SPAK ka arritur të gjejë se ka patur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa dhe gjithashtu ka gjetur një vilë në Qerret, e cila ishte shënuar në emër të Agi Kons dhe jetonte Veliaj dhe familjarë të tij.
"Arrestimin e zotit Veliaj nisur nga hetimi pasuror, e shoh si goditje e korrupsionit sistemik që kishte zënë institucionin e Bashkisë së Tiranës. Po ti shtosh edhe aferat e tjera, tregojnë për strukturë të ngritur për qëllim politik, blerje mediash, blerje votash, për të qëndruar në pushtet dhe për të vjedhur.
Ajo që më bëri përshtypje nga sa kemi mësuar, është se si një institucion i Bashkisë së Tiranës ishte vënë në funksion të përfitimit personal të kryebashkiakut dhe familjarëve të tij, i ndihmuar nga të paktën 5 biznesmenë të Shqipërisë. Nga hulumtimet që kam bërë, është kompania Agi Kons e zotit Gentian Sula, që ka marrë 43.6 mln euro kontrata publike që kur ka ardhur Veliaj në pushtet, për ndërtime, rehabilitime.
Meriman Palushi ka marrë disa leje ndërtimi në kryeqytet. Sokol Kryeziu, kompania e tij është themeluar dhe rritur duke fituar tendera publikë gjatë kohës kur ka qenë Veliaj kryetar bashkie.
Ajo që shihet te masa e sigurisë, e dorëzuar në gjykatën e posaçme, mungojnë hetimet për familjarët e tjerë të Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai. Nuk është gjetur deri tani në këtë fazë, konflikt interesi nëse kompania Gogel e Arbër Veliaj, ka qenë në konflikt interesi me vendimet e kryetarit të Bashkisë. Por, SPAK ka arritur të gjejë se ka patur kompani dhe shoqata, ku pronare de facto dhe drejtuese bordesh ka qenë Ajola Xoxa dhe gjithashtu ka gjetur një vilë në Qerret, vila ishte e shënuar në emër të Agi Kons dhe jetonte zoti Veliaj dhe familjarë të tij", tha Xama.
Anila Hoxha dhe Erion Veliaj TIRANA- Detaje të tjera kanë dalë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetarja Anila Hoxh...
Edi Rama dhe Erion Veliaj TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë reagim për arrestimin e kryebahskiakut të Tira...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Në një post...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin me burg të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga arrestimi i Erion Veliajt. Lala e ftuar në emisionin "Të Paeks...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi në orët e mbrëmjes së sotme për arrestimin e tij ku veç familjes, ko...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne me urdhë...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënu...
Erion Veliaj TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij. Në rea...
Çifti Veliaj TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranë, Ajola Xoxa ka mbërritur në Shqipëri. Më parë ...