LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i SPAK/ Adriana Kalaja ndez qirinj: GJKKO të mos pranojë pushimin e çështjes për Irena Gjokën

26 Mars 2026, 11:56 Nga I.A
Vendimi i SPAK/ Adriana Kalaja ndez qirinj: GJKKO të mos pranojë
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të këtij institucioni për të pushuar hetimin ndaj gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka. Para godinës së SPAK, Kalaja ka deklaruar se mbyllja e çështjes së Irena Gjokës është një shkelje e hapur e Kushtetutës.

Avokatja Adriana Kalaja, e cila kishte bërë kallëzimin ndaj gjyqtares, ka reaguar simbolikisht duke ndezur qirinj para derës së SPAK, shprehur pakënaqësinë e saj për pushimin e çështjes.

Vendimi ka rikthyer në qendër debatet për transparencën dhe trajtimin e çështjeve të zyrtarëve të drejtësisë, ndërsa institucioni i GJKKO-së thekson se vendimi është marrë në bazë të rregullave ligjore dhe provave të paraqitura. Në fund, Kalaja i kërkon GJKKO-së të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes.


“Prokurori Bledar Maksuti, ose më saktë prokurori Altin Dumani. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake që kam dhe referuar dhe vetë deklaratës së SPAK-ut, prokurori Bledar Maksuti, në mënyrë të paligjshme, në shpërdorim të detyrës, në shkelje të detyrimeve ligjore që ka për postin e prokurorit të prokurorisë më të rëndësishme në vend, në shkelje të haptaz të kushtetutës, ka bërë një copy-paste të deklarimeve që ka bërë Irena me disa mbiemra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Jo më kot, Këshilli i Lartë Gjyqësor, si pjesë e kësaj bande që po shkatërron të gjithë Shqipërinë, nga data 31 janar dhe deri më sot nuk ka pranuar të më vërë në dispozicion dokumentat që ndodhen në dosjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe parashtrimet e bëra nga Irena me disa mbiemra. Është detyrim ligjor dhe me këtë rast SPAK-u e ka shkelur  ligjin, që krahas Gjykatës së Posaçme, kërkesa për pushim të më vihet në dispozicion edhe mua me cilësinë e personit kallëzues. Referuar po asaj deklarate të bërë dje nga SPAK-u, në fakt nga ministria në hije e organizatës kriminale që drejton vendin, kishte shumë kontradikta. Së pari mohohej elementi i ekzistencës së veprës penale dhe më poshtë, pra ose pa dijenia për këto vepra penale dhe më poshtë vetë prokurori bënte një goditje ndaj vendimit të tij, duke thënë se vepra penale është parashkruar. Pra ose ka dijeni dhe nuk e ka deklaruar, ose nuk e ka deklaruar se s'e ka ditur, ose e ka deklaruar apo nuk e ka deklaruar, por sot vepra është parashkruar.

Tani, meqënëse prokurori ka bërë hetime pa hetime, në fakt, unë kam dijeni në mënyrë jozyrtare që nuk është bërë asnjë lloj hetimi në lidhje me këtë dosje, po mbi të gjitha dua të informoj publikun se që me 15 korrik të 2025-ës, që ka ardhur përgjigja nga autoritetet greke, përgjigje e cila i është vënë në dispozicion dhe Prokurorisë së Përgjithshme, po na është vënë dhe neve, mua si si si kallëzuese në këtë rast, është fakti që vetë autoritetet greke kanë pranuar që vendimi penal i depozituar nga unë në SPAK është autentik dhe se Irena me disa mbiemra rezulton e dënuar në shtetin grek. Ndërkohë, lidhur me pretendimet e prokurorit për padijeninë, kjo është një prokurë e vitit 2003, ndodhet në dosje dhe siç mund ta lexoni lehtësisht, në 31 mars të 2003-it, Irena Maneku në këtë rast, i jep prokurë avokatit grek për të hequr dy ekspulset të vitit 2002 dhe 2003. Dhe po ta shikoni, në pjesën e sipërme të kësaj prokure, thotë, unë dhe bashkëshorti im. Vetëm me këtë fakt, nëse do të ishte marrë prokuroria e posaçme, ne jemi përpara një falsifikimi të rëndë, pasi sipas çertifikatës së martese,s martesa midis dy shtetasve të kallëzuar nga unë, pra Irena Gjoka, Shpata, Maneku dhe Stefan Gjoka është bërë në 2006-ën. Por falsifikimi nuk mbaron këtu.

 Vijojmë me deklaratat që ka bërë Irena Spata, Gjoka, Maneku gjatë procesit të vetingut. Justifikimi prej 60 milionë lekë të vjetra i vetingut dhe kalimi me urdhër politik, është bërë vetëm për të ardhur në momentin që kjo gjyqtare, kriminele, duhet të përdorej nga Edi Rama dhe pushteti i tij për të goditur opozitën. Lidhur me dijeninë e Irenës me disa mbiemra, unë po ju jap vendimin e gjykatës së Athinës, ku lehtësisht dallohet, është e depozituar në dosje, edhe versioni shqip, lehtësisht dallohet që kërkuese është Irena Gjoka, ose Maneku në këtë rast, dhe se gjykata e Athinës në 2004, pra, meqënëse prokurori thotë nuk ka patur dijeni, gjykata e Athinës thotë, ne nuk jemi kompetente për të zgjidhur një konflikt që i takon Gjykatës së Janinës. Ia ka deleguar për kompetencë Gjykatës së Janinës dhe Gjykata e Janinës e ka rrëzuar kërkesën. Pra, në të gjitha rastet, me provat që ndodhen në dosje, ka dijeni të plotë, nuk ka deklarim për të gjithë ëh, veprimet arbitrare dhe po kështu, nëse mund të shikoni vetëm formularin e deklarimit, në të gjithë kolonat ku Irena me disa mbiemra duhet të plotësonte dhe duhet të sqaronte pozicionin e saj juridik për dy dëbimet dhe për dy dënimet, qoftë atë penal qoftë administrativ, janë lënë bosh. Pra, ka mohuar në deklarim. Ky deklarim është bërë në 2019-ën, pra në funksion të ligjit për dekriminalizimin dhe deklarimi tjetër është bërë në 2022-shin ku kjo gjyqtare me disa mbiemra ka marrë detyrën. Dhe si rast precedent, unë po ju marr rastin e shtetasit Kreshnik Hajdari, i cili dhe ky ka pretenduar që nuk ka patur dijeni për një problematikë, një dënim në shtetin grek, por Gjykata e Posaçme dhe vetë prokurori Dritan Prençi kanë kërkuar dënimin e tij për shkak të mosdeklarimit, pra për falsifikim në deklarim, për shkak të mosdeklarimit të një vendimi penal dhe dy dëbimeve në shtetin grek.

Unë mendoj se plotësohen të gjithë kushtet që kjo kërkesë e SPAK-ut, e para të mos pranohet nga ana e Gjykatës së Posaçme. Nga ana tjetër, unë do kërkoj dhe kalimin për kompetencë në një gjykatë tjetër, sepse nuk ka shqiptar me minimumin e njohurive që të besojë që një kolege apo koleg i Irena Gjokës, Shpata Manekut, mund të bëjë drejtësi për këtë çështje dhe nuk do mbajë krahun e koleges së saj. Siç po e shikoni, janë të gjithë institucionet e drejtësisë, të bëra bashkë në një organizatë kriminale, duke filluar nga SPAK-u, GJKKO-ja, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët në unison me njëri-tjetrin, duke mbrojtur njëri-tjetrin, kanë amnistuar vepra kaq të rënda penale, duke i treguar publikut se së pari, Irena me disa mbiemra nuk duhet të merrte mandatin e magjistratës, pra KLGJ-ja nuk duhet të dilte me atë vendim të turpshëm, por duhet të ndërpriste mandatin, dhe nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka akoma kohë të tregojë që është në rrugën e detyrës dhe të ligjit dhe ka akoma kohë që të marrë një vendimmarrje të drejtë në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit,' tha Kalaja./Dosja.al

adriana kalaja irena gjoka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje