Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky kontrast u bë objekt bisede gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama për revistën prestigjioze franceze "Le Point".
TIRANË-Pavarësisht se raportet ndërkombëtare e vlerësojnë portin e Durrësit si një pikë kyçe për trafikun e kokainës, ka një mungesë të gjatë sekuestrimesh të substancave narkotike në këtë zonë. Ky kontrast u bë objekt bisede gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama për revistën prestigjioze franceze "Le Point".
Gjatë intervistes, gazetarja vuri në dukje shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me efikasitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ajo e cilësoi portin e Durrësit si një qendër të madhe për qarkullimin e parave të pista në qiell të hapur.
Lidhur me këtë temë, gazetarja Anne Nivat e ka pyetur kryeministrin se cili është reagimi i tij përkundrejt këtij perceptimi që kanë zyrtarët evropianë mbi Portin e Durrësit.
"Këto lloj pretendimesh të pabazuara, të paraqitura si të vërteta, janë një sëmundje e botës sonë. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend, por porti i tij nuk është një qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur në vetvete. Problemet në Durrës janë shumë më pak të rëndësishme se gjetkë. A nuk ka probleme të ngjashme në Marsejë, Roterdam, Anversë apo Barcelonë?", u përgjigj Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët nuk tremben nga kërcënimet, duke e lidhur këtë qëndrim me historinë e vendit dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Asnjëherë nuk duhet t’i pyesni shqiptarët nëse kanë frikë. Ne nuk kemi frikë. Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe e njëjta filozofi na udhëheq edhe sot. Duhet të flitet me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi në Iran”, ka deklaruar ai.
Në intervistë, ai nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si një garanci sigurie, si dhe synimin strategjik për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Vendi im ka përvojë historike nga diktatura komuniste që e bën të kuptueshme nevojën për qëndrime të forta kundër agresionit të jashtëm”, ka thënë ai.
Rama foli edhe për balancën diplomatike, duke mbështetur dialogun ndërkombëtar, por duke qëndruar i qartë në mbështetje të Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga roli ynë, por duhet të flasim me të gjithë dhe të respektojmë historinë dhe parimet tona”, është shprehur Rama./Dosja.al
Foto ilustruse KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot se aleanca e Prishtinës, Tiranës dhe...
Foto ilustruse KOSOVA- Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit...
Adriana Kalaja TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas kërkesës së SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtare...
Foto ilustruse KOSOVA- Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ka rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmanit për shpërndarjen e...
Foto ilustruse TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez, Reinout Vos vizituan javën ...
Foto ilustruse KOSOVA- Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (Dn...
Deputeti i CDU-së, Peter Beyer GJERMANI- Gjermania duket se ka rrëzuar propozimin e kryeministit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër&nb...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputet i PS-së, Plarent Ndreca u legjitimua ditën e djeshme nga GJKKO si avokat i Erion Veliajt. Gjat...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama do të mbledh këtë të shtunë, më 28 mars qeverinë dhe g...