Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të gjitha kërkesat e tjera që janë bërë nga ai në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, për t'u liruar nga burgu janë rrëzuar.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur sot që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë qëndrimin në qeli. Ai kishte kërkuar në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese.
Vendimi i sotëm është dhe vendimi më i lartë i gjyqësorit që vendosi vazhdimin e qëndrimit në burg për Veliajn. Të gjitha kërkesat e tjera që janë bërë nga ai në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, për t'u liruar nga burgu janë rrëzuar.
Konkretisht, më 9 qershor Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Më 17 qershor Gjykata e Posaçme la sërish në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Më 24 prill Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi po ashtu kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e sekuestros së celularit.
Në të tilla kushte duket se bashkia më e madhe në vend po shkon drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri të saj. Aktualisht kryetare e komanduar është Anuela Ristani e cila u caktua nga kryeministri Edi Rama pas burgosjes së Veliajt.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkime të tjera në bashkitë e vendit, pas Vlorës. Gjatë ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme sërish sulmet ndaj prokurores së Shkodrës në lidhje me st...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aksionin në Vlorë për lirimin e hapësirave publike. Duke folu...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar mesditën e sotme kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tir...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar përgjigjen e prokurorisë Shkodër, ndaj kryeministri...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vijoi me komentet për zgjedhjet parlamentare dhe me publikimin e dokumenteve de...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se DHL i dorëzoi zar...
Protesta per ndalimin e TikTok AUSTRI- Një investigim për ndalimin e TikTok në Shqipëri është bërë nga rrjeti ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se ish-deputeti Ervin ...