LIVE UPDATES
Politike

“Vendos sovrani”/ BIRN: PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

Kjo gjykatë e cilësoi antikushtetues vendimin e mëparshëm të Kuvendit, që rrëzonte një mocion të opozitës për mandatin e Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjit' dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

8 Prill 2024, 19:04 Nga h.k
“Vendos sovrani”/ BIRN: PS vë në pikëpyetje vendimin
Foto ilustruese

TIRANË-Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk arriti të merrte një vendim të hënën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i kërkon Kuvendit që të dërgojë për shqyrtim pranë kësaj gjykate papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kjo gjykatë e cilësoi antikushtetues vendimin e mëparshëm të Kuvendit, që rrëzonte një mocion të opozitës për mandatin e Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjit' dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie.

“Çështja do të çohet për votim në seancë plenare të enjten,” tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fund të mbledhjes së këshillit, por pa qartësuar nëse do të votohej dërgimi i çështjes për interpretim në Kushtetuese, siç e kërkon vendimi i kësaj gjykate, apo do të votohej rrëzimi për herë të dytë i mocionit të 1/10 së deputetëve të opozitës.

Sipas Nikollës, seancës do t'i propozohej një ‘raport' që Këshilli i Mandateve do të hartonte deri të mërkurën.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes disa anëtarë socialistë lanë të kuptohej se shumica mund të vendoste në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, vuri në pikëpyetje vendimin e kësaj gjykate duke e cilësuar atë si “konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues”.

“Në të gjithë vendimmarrjen e tij, Kuvendi është sovran, por disa gjyqtarë kanë arsyetuar se 1/10 ka të drejtën ta çojnë një çështje në Gjjykatë Kushtetuese dhe qenka i detyruar çdo deputet i Kuvendit, që është sovran, të votojë sipas 1/10,” tha ai, duke iu referuar mendimit të pakicës dhe shumicës së anëtarëve në vendim.

“Kemi dhe disa gjyqtarë që thonë se nuk është detyruese kërkesa e 1/10 për të çuar çështjen në gjykatë,” shtoi më tej ai, duke pretenduar se e vetmja pasojë e vendimit të gjykatës është krijimi i një “vakuumi ligjor”.

Por arsyetimi i Çuçit u kundërshtua nga anëtarët e opozitës, sipas të cilëve, sjellja e mazhorancës po krijonte “një grusht shteti” me refuzimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“U duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën,” tha kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Ai akuzoi mazhorancën se po vijonte mbrojtjen politike ndaj koleges së tyre deputete.

“Raporti ynë është gjetur kushtetues, i përcillet seancës, miratohet nga të gjitha palët dhe çështja dërgohet për shqyrtim në themel në Kushtetuese,” argumentoi me tej ai, duke iu referuar vendimin të GJK-së dhe praktikës së mëparshme parlamentare.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se nëse mazhoranca në pushtet refuzon zbatimin e vendimeve të Gykatës Kushtetuese, ky do të ishte “një grusht shteti”.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet nga mazhoranca me justifikime të ndryshme.

Edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese apeloi që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj disa javë më parë e pyetur për moszbatimin nga ana e Kuvendit të vendimit për çështjen “Xhaçka”.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim./Reporter.al 

olta xhacka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj