LIVE UPDATES
Politike

"Veprimet tuaja i ka zili dhe Kim Jong Un"/ Bardhi kërkesë Lindita Nikollës: Mazhoranca juaj ka vendosur të asgjësojë opozitën

Ndërkohë që ka theksuar se mazhoranca ka për synim asgjesimin e opozitës. 

20 Nëntor 2023, 15:54 Nga I.A

 

"Veprimet tuaja i ka zili dhe Kim Jong Un"/ Bardhi kërkesë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla. Në shkresën zyrtare drejtuar ditën e sotme, Bardhi e ka krahasuar qeverinë shqiptare me diktaturën në Korenë e Veriut. Po ashtu, Bardhi ka theksuar se veprimet e qeverisë do i kishte zili dhe Kim Jong Un. Ndërkohë që ka theksuar se mazhoranca ka për synim asgjesimin e opozitës. 

Dokumenti i plotë:

Mazhoranca juaj socialiste ka vendosur të asgjësojë opozitën në Parlament duke i mohuar asaj të gjitha të drejtat që i njeh Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare. Në vend të reflektimit dhe ndërmarrjes së iniciativës për futjen e Parlamentit në shinat e Kushtetutës dhe Rregullores, nga ana juaj personalisht është shtuar veprimtaria antiligjore, duke i dhënë urdhra të paligjshëm Gadës së Republikës, për të penguar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre.

Fillimisht në shkelje të Rregullores së Parlamentit, që përcakton se ndaj një deputeti mund të merret një masë disiplinore, që përfshinë “mospjesmarrjen në Komisionet parlamentare dhe në seancë plenare”[1], ju urdhëruat Gardën e Republikës që të pengonte deputetët edhe që të futen në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit, që të aksesojnë zyrën e Protokollit në Kuvend, apo që të komunikojnë lirisht me mediat në sallën e posaçme në Kryesinë e Kuvendit. Këto masa shtypëse ndaj opozitës, jo vetëm nuk lejohen nga Rregullorja e Parlamentit, por përbëjnë ndërhyrjen më brutale që një Kryetar Kuvendi ka ndërmarrë në këto 32 vjet demokraci, duke krijuar perceptimin e shtetit policor, që pengon deputetët e opozitës të kryejnë funksionet e tyre, në mënyrë të lirë dhe të papenguar nga veprimet arbitrare të forcave të sigurisë.

Më pas me një akt të paprecedentë, përpara nisjes së disa seancave plenare, brenda sallës kanë qenë prezent mbi 60 punonjës të Gardës së Republikës, që pengonin deputetët të hynin dhe lëvizin lirisht në ambientet e sallës së seancës plenare. Ndërkohë që korridoret lidhëse me sallën, ishin të paaksesueshme për deputetët  e opozitës, për shkak të një prezence të paprecedentë të forcave të Gardës, që në total shkonin mbi 200 punonjës sigurie brenda dhe përrreth sallës ku deputetët ushtrojnë funksionet e tyre. Në këtë mënyrë nga ana juaj, pasi keni tentuar të shuani opozitën në Parlament, përmes mohimit antikushtetues të të drejtave të saj, aktualisht keni kaluar në fazën e shndërrimit të Parlamentit në sallë të Gardës së Republikës, duke intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Nisur nga përcaktimi i pikës 3, të nenit 122 të Rregullores së Kuvendit, ku saktësohet se “Punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në Kuvend në sallën e zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit veprojnë vetëm me urdhër të Kryetarit ose të drejtuesit të seancës/mbledhjes”, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kërkoj të na vihet në dispozicion një kopje e urdhrit tuaj që ka lejuar/urdhëruar punonjësit e forcave sepaciale të Gardës së Republikës që të futen brenda sallës së seancave plenare, pa asnjë shkak dhe pa ndodhur asnjë ngjarje që cënon sigurinë e cilitdo.

Së fundmi, më lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj se intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standartet e vendeve të BE-së dhe jo me standartet e diktatorit të Koresë së Veriut! Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut.

gazment bardhi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj