LIVE UPDATES
Politike

Salla: Rritje e mbështetjes për Bujqësinë në projektbuxhet, kompensim 10% i TVSH-së për fermerët

Ministri Salla vlerësoi se ky buxhet është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

17 Nëntor 2025, 13:41 Nga E. D

Salla: Rritje e mbështetjes për Bujqësinë në


TIRANË
- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, projektbuxhetin për vitin 2026 për sektorin e bujqësisë, i cili parashikohet të arrijë në 16,3 miliardë lekë, shuma më e madhe e akorduar ndonjëherë.

Ministri Salla vlerësoi se ky buxhet është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Projektbuxheti për vitin 2026 është një angazhim i qartë për forcimin e sektorit bujqësor, mbështetjen e fermerëve dhe krijimin e mundësive për një zhvillim me standarde evropiane. Ky buxhet synon rritjen e eksporteve, cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke siguruar një bujqësi moderne që mund të përballet me sfidat e së ardhmes”, tha ministri Salla gjatë prezantimit.

Një nga elementët kyç të projektbuxhetit është rritja e financimeve për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, e cila do të mundësojë rehabilitimin e 360 mijë hektarëve tokë të ujitur deri në vitin 2030. Ky projekt do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe uljen e rrezikut për fermerët nga kushtet klimatike.

Ministri theksoi gjithashtu rritjen e investimeve për sigurinë ushqimore me 79,5%, si dhe zhvillimin rural, me 7,7 miliardë lekë të dedikuara për modernizimin e fermave dhe nxitjen e agroturizmit.

Një tjetër masë e rëndësishme është skema fiskale “faturo dhe përfito”, që ofron kompensim të TVSH-së në masën 10% për çdo fermer që regjistron shitjet me faturë. Kjo masë, nënvizoi ministri, synon të inkurajojë formalizimin e ekonomisë bujqësore, duke mundësuar akses në financa dhe sigurime, si dhe përmirësimin e gjurmueshmërisë dhe cilësisë.

Buxheti gjithashtu përfshin investime për rritjen e eksporteve dhe garantimin e cilësisë së produkteve shqiptare për tregjet e BE, duke u fokusuar në gjurmueshmërinë dhe kontrollin e prodhimit “nga ferma në tavolinë”.

Ministri Salla shprehu besimin se ky projektbuxhet do të sjellë një bujqësi më të qëndrueshme, me më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale.

“Me këto investime, Shqipëria është më pranë realizimit të objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore dhe përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë”, theksoi ministri.

Në 10 vitet e fundit, mbështetja e qeverisë për sektorin bujqësor ka ardhur gjithnjë në rritje dhe ka mundësuar ruajtjen e dinamikës pozitive. Kjo tregohet nga shifrat zyrtare, ku eksportet agroushqimore arritën në 53,2 miliardë lekë në vitin 2024. Për 9-mujorin e këtij viti, eksportet kanë arritur në 41,4 miliardë lekë, ose 7,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo s’është rastësi: skemat e mbështetjes janë zgjeruar nga 11 mijë përfitues në mbi 71 mijë fermerë e agropërpunues. Kjo do të thotë formalizim, dinjitet pune dhe besim te shteti”, deklaroi ministri Salla./Dosja.al

 

andis salla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj