LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Rexhë Byberi në gjurmët e Fran Tucit, shkelje me rrugët. A do të ndërhyjë SPAK-u?

Objekt i hetimit të nisur në Pukë që i kaloi më pas SPAK-ut, sipas prokurorisë ka qenë procedura për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrëz.

10 Nëntor 2023, 21:36 Nga I.A
VIDEO/ Rexhë Byberi në gjurmët e Fran Tucit, shkelje me
Rexhë Byberi

TIRANË- Gabimet e pafajshme, apo të qëllimshme të kryetarëve të Bashkive, duket se po u kushtojnë shumë atyre dhe buxhetit të shtetit, ndërkohë nuk po mësojnë nga njëri-tjetri. Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, u arrestua më 12 korrik 2023 me urdhër të SPAK-ut për shpërdorim detyre.

Objekt i hetimit të nisur në Pukë që i kaloi më pas SPAK-ut, sipas prokurorisë ka qenë procedura për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrëz.

‘Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin e këtij fondi pyjor’, shkruhet në dosje.

Gjithçka e qartë deri në këtë pike, por a ka dishepuj të tjerë ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit?

Shkojmë në Tropojë, aty ku drejtimin e Bashkisë prej vitit 2019 e ka Rexhë Byberi. Ky i fundit arriti të sigurojë dhe mandatin e dytë në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

Por puna e mire e kryetarit duket se ka dhe huqet e veta, prej atyre që kushtojnë shumë. I pari i Tropojës ka shkelur rregulloren me dy këmbë në ‘Rikonstruksionin e rrugës Auto Grace, fshati Shoshan, Njësia Administrative Margeja’.

Rikonstruksionin e pretenduar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, por ka qenë vetëm një shteg i vogël…

Kërkesa e banorëve për zgjerimin e kësaj rruge i është drejtuar bashkisë Njësisë Administrative Margeja më 20 maj 2021, ndërkohë që dëgjesa publike në këshillin bashkiak është bërë me 11 prill 2023.

Ndërkohë miratimi i rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’ është bërë më 9 maj 2023 me 13 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Këtu duhet të ndalemi pak, sepse këshilli bashkiak i Tropojës ka firmosur një projekt në ajër…

Në shkresën e vënë në dispozicion nga ky institucion është vendosur ‘Miratimi në parim i projekt-idesë për ndërtimin e rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’ në fshatin Shoshan të Njësisë administrative Margegaj me një gjatësi prej 2450 ml’.

Ndërkohë hartimi i projekt zbatimit, preventivi e të tjerë i ngarkohen Drejtorisë së Planifikimit, zhvillimit të territorit dhe drejtoria ekonomike’.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë i firmosur nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi, dhe puna ka nisur sipas kësaj skice…

 Pra, kryetari i Bashkisë ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi, vetëm si projekt ide dhe pa preventive, në shkelje të të gjitha rregullave normale të funksionimit të institucionit që drejton.

Rruga ndërkohë ka përfunduar, pavarësisht se nuk është miratuar në shkelje nga Byberi. Si pasojë e ndërhyrjes së realizuar për hapjen e një rruge të re, pra që nuk ka ekzistuar më herët, konstatohet të jetë shkaktuar një dëm i përllogaritur dhe I vlerësueshëm tashmë.

Konstatohet se segmenti rrugor në fjalë është realizuar jashtë të gjitha kritereve që përcaktohet nga parashikimet ligjore dhe nënligjore, por më pas nuk është ndaluar, madje dyshohet se është mbësgtetur me veprime dhe mosveprime nga persona të veshur me autoritet shtetëror, përfshirë këtu dhe titullarin e bashkisë.

Ligji nr. 162/2020’ Për Prokurimin Publikon’ parashikon rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Në këtë kontekst autoritetet publike nuk duhet të shmangin fushën e zbatimit të këtij ligji dhe çdo punë publike nga autoritetet apo entet publike duhet të kryhet sipas procedurave ligjore dhe nënligjore dhe ky është një detyrim ligjor.

Moszbatimi I parashikimee ligjore dhe nënligjore për kryerjen e punëve publike nga autoritetet apo entet publike krijon dyshime të arsyeshme se personat përgjegjës-titullarët e AP kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin të cilat kanë sjellë pasoja konkrete për shtetasit, subjektet juridike private, apo dhe për shtetin, duke përfshirë këtu dëm financiar të shkaktuar në pasurinë publike dhe shkatërrimin e kësaj të fundit.

Këto veprime apo mosveprime të cilat dyshohet të jenë kryer në kundërshtim me ligjindhe që do të përbënin në rastin konkret mospërmbushje të rregullt të detyrës, në kushtet kur neni 248 i Kodit Penal është një dispozitë blanket, do gjejnë reference tek aktet ligjore e nënligjore që normojnë një veprimtari shtetërore, të cilën personi që ushtron detyrën ka detyrë ta përmbushë

E gjitha kjo që cituam duket se ka të bëjë me rastin konkret të kryebashkiakut Rexhë Byberi, por në fakt është aktakuza e Fran Tucit. Ngjashmëritë janë të dukshme… por jo veprimet e SPAK-ut 

Marrë nga Syri.net

fran tuci rexhë byberi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj