6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha u shpreh se drafti i Ramës ishte drafti i Vuçiç, në të cilin ai kërkonte të emëronte drejtor të përgjithshëm të policisë së komunave, Radoiçiçin.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme draftin e Ramës për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë konferencës me gazetarët, ai u shpreh se drafti i Ramës ishte drafti i Vuçiç, në të cilin ai kërkonte të emëronte drejtor të përgjithshëm të policisë së komunave, Radoiçiçin.
DEKLARATA E BERISHËS:
Tani, të themi të vërtetën, pas takimit në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti mori draftin, e pa, tha se unë e firmos kështu siç ma keni dhënë ju dhe jam plotësisht dakord me të. Dhe Aleksandër Vuçiç u detyrua t’u thotë serbëve se kësaj herë, Albini korri një fitore të shkurtër, një javë më mbrapa, Edi Rama për të ndihmuar Aleksandër Vuçiç, shpërthen në mediat e tij dhe kudo, se ai draft që u mor në Bruksel, është drafti i Edi Ramës. Kjo kishte vetëm një qëllim, që Aleksandër Vuçiç të lehtësohej në refuzimin e tij, të thoshte që unë një draft të Tiranës nuk e pranoj, është i Tiranës, normale. Nuk ka serb që do ta mbështeste një draft të hartuar në Tiranë.
Natyrisht këtu pati një reagim të fuqishëm Komisioni Europian dhe ata që dorëzuan draftin, e detyruan të tërhiqen. Përkundrazi, drafti i Edi Ramës ishte drafti i Aleksandër Vuçiç, në të cilin ai kërkonte të emëronte drejtor të përgjithshëm të policisë së komunave, Radoiçiçin. Në mos Radoiçicin, vrasësin tjetër të Oliver Ivanoviçit apo ndonjë tjetër kriminel serb, në mënyrë që të organizonte kryengritje dhe të manipulonte serbët në Kosovë, siç bëri Radoiçiçi në Banjskë. Mendoj se publikimi- se draftin ia publikuan për të bindur shqiptarët se drafti është krejt tjetër, për të përgënjeshtruar Ramën- tregon edhe njëherë se Rama është kryekëput në funksion të padronti të tij, Vuçiç.
Ju e keni dëgjuar të thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt. Po u them unë ju, shkoni tani në Mitrovicën e veriut, absolutisht ka një situatë si në çdo pjesë tjetër të territorit të Kosovës. Shkoni. Që nuk ka ndodhur kurrë. Njerëzit rrinë në kafe, blejnë, shesin. Serbët janë shumë të kënaqur që nuk i sundojnë Bjellivukët, por i sundon ligji. Nuk i sundon trafikanti Veselinoviç e të tjerë bashkë me vëllanë e Vuçicit, po sundon ligji. Kanë garanci për jetën, kanë garanci për të gjitha. E mbajtën 15 vite me roje urën, u zhdukën. Ajo nuk është toka e askujt. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe e autoriteteve të Kosovës, e policisë së Kosovës, e qeverisë së Kosovës. Edi Rama tregon gjithnjë e më shumë karakterin armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, në favor të Serbisë. Udhëheqësit global të 1 prillit, po i bie kallaji komplet.
Dashnor Sula TIRANË- Pas përplasjes me demokratin Kreshnik Çollaku në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, edhe deputeti Dashn...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në konferencën e ditës së sotme për gazetarët ës...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës së sotme me gazetarët se Rama është i trondit...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha ka folur rreth çështjes që është marrë në ...
Sali Berisha TIRANË-I ndalur tek rasti i sherrit mes dy deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, Kryedemokrati Sali B...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin p...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat ditën e sotme ka akuzuar ...
Soreca dhe Balluku Një analizë statistikore e fjalëve kyçe të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për ec...
luigi soreca dhe lindita nikolla TIRANË- Ditën e sotme, ambasadori i BE, Luigi Soreca, i ka dorëzuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nik...
foto ilustruese LEZHË- Një reportere nga mediat italiane ka vizituar Lezhën, konkretisht ish-bazën ushtarake të Gjadrës, ku t...