"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VIDEO/ "S'ka ende rrugë në Shqipëri", Rama i përgjigjet komentuesit: Përfshirja në “Giro d’Italia" është certifikata e rilindjes së vendit! Të zotët erdhën dhe panë kushtet, dhanë vlerësim pozitiv
Rama më pas në përgjigje shprehet se të zotët që do organizojnë eventin sportiv nuk i dëgjojnë këto projekte pasi ata kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe e kanë parë nga afër. Sipas Ramës ata kanë bërë një vlerësim pozitiv të të gjitha kushteve.
14 Janar 2025, 12:13Nga N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në "Facebook" përmes rubrikës së tij "SY m'SY". Rama ka reaguar në lidhje me komentin e një qytetari i cili e uron më promovimin e eventit sportiv “Giro d’Italia 2025” që do zhvillohet në Tiranë ndërsa ai shton se Shqipëria nuk ka ende rrugë. Sipas komentuesit ata dëgjojnë vetëm projektet e reja dhe se nuk shikojnë rrugë.
Rama më pas në përgjigje shprehet se të zotët që do organizojnë eventin sportiv nuk i dëgjojnë këto projekte pasi ata kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe e kanë parë nga afër. Sipas Ramës ata kanë bërë një vlerësim pozitiv të të gjitha kushteve.
Rama më tej theksoi se deri dje nxeheshim me të huajt se përse nuk i hedhin sytë nga Shqipëria por sot qytetarët nuk i shohin ndryshimet që bëjnë mu. Ai gjithashtu me ironi shtoi se qytetarët më pas çuditen sesi miliona turistë vijnë në një vend pa bukë ku njërëzit vriten rrugë më rrugë. Kryeministri theksoi se “Giro d’Italia 2025" është një certifikatë e një Shqipërie të rilindur dhe se kjo para shumë vitesh vetëm imagjinohej.
"Jo vetëm i kanë parë, por kanë bërë një vlerësim shume pozitiv të të gjithë kushteve. Infrastruktur, hoteleri, siguri, pasterti dhe ekipe profesionale në çdo bashki, Fjalet e tyre këto, jo te miat. Tani çfarë të them tani. Ka ardh kohë e cuditshne me disa nga o vëllai im shqiptar. Deri dje ishim deri ketu deri ne fyt në mos më bëj ta them dhe nxeheshim me të huajt qe sna i hidhnin as syte. Sot nuk i shohim ndryshimet që bejnë mu dhe çuditemi sesi miliona e miliona turistë vijnë në nje vend pa rruge, pa buke, ku vriten njerëzit rrugë me rrugë. S'di ça të të them për rrugët që i dëgjon por nuk i sheh", tha Rama.