13 Janar 2025, 22:16
Nga DOSJA
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot për debatin në emisionin e tij me drejtuesin e Lëvizjes 'Bashkë' Arlind Qori. Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, debatoi edhe me drejtuesin e emisionit për median dhe interesat e pronarëve të mediave. Debati u nxit nga një polemik e Fevziut në Opinion me Arlind Qorin, i cili pretendon se Fevziu nuk e ka ftuar në emision për shkak se flet kundër Samir Manes.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Aty ka gjëra të ndaluara në televizionin tënd. Arlind Qori përshembull është i ndaluar.
Blendi Fevziu: Te unë? Po ç'punë kam unë me televizionin?
Ylli Rakipi: E di me sa revoltë e thua ti këtë? Të lë ty Sandri dhe Zamo ta thuash këtë?
Blendi Fevziu: Mua nuk ma ka thënë njeri këtë. A kam thënë unë që e vlerësoj Arlind Qorin?
Ylli Rakipi: Po pra dy herë te emisioni im.
Blendi Fevziu: Më the a të lënë të thuash për Qorin? Kur ti më pyete kush të pëlqen? Thashë Qori.
Ylli Rakipi: Po ti i shikon gjërat dhe bëjnë sikur nuk i shikon.
Blendi Fevziu: Qori tha nuk më ftojnë as në Top Channel. Pse unë do mbaj përgjegjësi edhe për Top Channel. Po të doja unë nuk e merrja fare Qorin. Tani të zë be unë? Mua as më ka thënë njeri dhe as ka rënë muhabeti. Për asnjë emër.
Ylli Rakipi: Kur Rama donte ta sulmonte Qorin përdorte epitetin “Sude me gjyzlyke”...
Blendi Fevziu: Nuk e di..
Ylli Rakipi: Këto gjëra nuk i di ti... Kurse ti tani gjen gjënë më qesharake, thua kundërshtarët e Zamos paguajnë Arlind Qorin. Arlind Qori mund të bëhet komunist por kurrë nuk mund të paguhet...
Blendi Fevziu: Unë thashë se edhe pse vijnë mesazhe si ky, unë nuk e them. Po të them e di sa gjëra më erdhën aty? Pse legen jam unë të merrem me këto. Ja solla si shembull, që ai thoshte më ka thënë njëri dhe bëj kalkulimin se nuk më merr… Nuk është e vërtetë.
Ylli Rakipi: Krijuam një keqkuptim që në fillim. Unë nuk kam për qëllim të them që Fevzi…
Blendi Fevziu: Ti pret të shaj ndonjë koleg?
Ylli Rakipi: Të thuash të vërtetën nuk është sharje.
Blendi Fevziu: Nuk është e vërtetë, unë e mora Arlind Qorin për të prezantuar programin.
Ylli Rakipi: Këtë media që e kontrollon qeveria dhe një fragment të vogël opozita, ti nuk e sheh?
Blendi Fevziu: Po është ndikim.
Ylli Rakipi: Ai e merr dhe e zapton, ti thua ndikim...
Blendi Fevziu: Ku hyj unë këtu?
Ylli Rakipi: Ti të thuash të vërtetën Fevzi!
blendi fevziu
Politike
13 Janar 2025, 22:02
ZH.LL
Marash Logu
TIRANË- SPAK mbylli pak ditë më parë hetimet në lidhje me një kallëzim të bërë nga kryet...
Politike
13 Janar 2025, 21:58
E. D
Blendi Fevziu
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu, ka folur për situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë e reja q&eu...
Politike
13 Janar 2025, 21:32
M.B
Blendi Fevziu
TIRANA- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka folur sot për debatin në emisionin e tij me drejtuesin e Lëvizjes 'Bash...
Politike
13 Janar 2025, 21:03
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike q&eum...
Politike
13 Janar 2025, 19:05
M.B
Edi Rama
ITALIA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Giro d’Italia në Romë, teksa Shqipëria do t...
Politike
13 Janar 2025, 18:56
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë apel për shqiptarët që jetojn&e...
Politike
13 Janar 2025, 18:12
M.B
Mark Rutte
KOSOVA- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Ko...
Politike
13 Janar 2025, 15:54
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot me anë të rrjeteve sociale se përzgjedhja e Shqipërisë për të mbajtu...
Politike
13 Janar 2025, 15:33
ZH.LL
Prattipati-Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot n&eum...
Politike
13 Janar 2025, 15:36
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus t&eum...