LIVE UPDATES
Politike

"Këta të rinjtë mendojnë se shtypi duhet të jetë në dispozicion të tyre!" Debati me Arlind Qorin/ Fevziu: E marr apo jo në emision është kriteri audienca

Ai tha se mund të mbroj cilindo që mendon se duhet mbrojtur, por në këtë rast nuk kishte lidhje me televizionin dhe drejtuesin, por me studion tij. 

13 Janar 2025, 21:32 Nga M.B
"Këta të rinjtë mendojnë se shtypi duhet të
Blendi Fevziu

TIRANA- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka folur sot për debatin në emisionin e tij me drejtuesin e Lëvizjes 'Bashkë' Arlind Qori. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu foli për polemikën e ashpër me Arlind Qorin në emisionin e tij, i cili e akuzoi se nuk e fton në program pasi nuk duhet të flasë ndaj oligarkëve. Ai tha se mund të mbroj cilindo që mendon se duhet mbrojtur, por në këtë rast nuk kishte lidhje me televizionin dhe drejtuesin, por me studion tij. 

Fevziu tha se Qori thoshte ke kaq kohë që nuk e ka  marrë "sepse nuk të lënë", ndërkohë ai, siç thotë moderatori, ishte në studio. Ai tha se politika e konsideron veten, edhe këta të rinjtë, sipas tij, kanë një arrogancë dhe mendojnë se shtypi duhet të jetë në dispozicion të tyre dhe ti ndjekë. 

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Pse u acarove kaq shumë më Qorin. Me kë e kishe, me Qorin, me këtë mender m.. sistem apo u ndjeve se duhet të mbroje Sandrin? 

Blendi Fevziu: Unë mund të mbroj cilindo që mendoj se duhet mbrojtur, por në këtë rast nuk kishte lidhje me televizionin dhe Sandrin por me studion time. Ai thoshte ke kaq kohë që nuk më ke marrë sepse nuk të lënë, ndërkohë ai ishte në studio. Politika e konsideron veten, edhe këta të rinjte, kanë një arrogancë dhe mendojnë se shtypi duhet të jetë në dispozicion të tyre dhe ti ndjekë. Asnjë politikan nuk është më i rëndësishëm se një gazetar. Në një raport mes medias dhe politikës, politikani nuk ka të drejtë të provokojë gazetarët. E marr apo jo në emision është kriteri, audienca.

Ylli Rakipi: Ti po i citoje emra, Edi Rama e këta që nuk i merr në emision. Por Edi Rama nuk vjen vetë. Presidentit të Republikës i ke vajtur ti në Presidencë. Kërkojë ministra që nuk dalin asnjëherë. Ti i thoshe një njeriu që ka nevojë të dalë dhe të tjerë që nuk duan të vijnë dhe thua as ata nuk dalin. Të majtët kanë strategji që nuk dalin. Ne i ankohemi njëri tjetrit për këtë.

Blendi Fevziu: Jo ata nuk vijnë në debate me PD. Për intervista luten. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka kërkuar disa herë dhe nuk ka ardhur,

Ylli Rakipi: Unë po flas me një koleg që e kam tërë jetën koleg dhe mik. Jeta jote është e një gazetari.

Blendi Fevziu: Ministra për të ardhur në intervista, kërkojnë, stafet e tyre kërkojnë, nuk sjellin vetëm ne debat.

Ylli Rakipi: Fevzo me kë e kishe, me Qorin apo me sistemin, apo me Sandrin? Ti para pak vitesh u bëre gati të ikje nga TV. Unë kam ikur nga të gjithë këto. Edhe ti u bërë gati të ikje. Me kë e ke?

Blendi Fevziu: E kisha me personin. Ti mendon se më thuajnë merr këtë apo atë në studio.

Ylli Rakipi: Marrim shembull Qorin. Ishte në krye të protestave të pensionistëve që filluan të shqetësojnë qeverinë dhe Rama po merrej personalisht me Qorin. Ti nuk e thirre Qorin aty. As TV Klan.

Blendi Fevziu: Nuk kam bërë për pensionistët. Nuk e di kush del në lajme.

Ylli Rakipi: Fevzo kjo është media totalisht në shërbim.

Blendi Fevziu: Unë flas për veten time. Unë kam thënë nëse mua ma bëjnë të pamundur punën, unë do të iki. Sic ke ikur ti 3-4 herë edhe unë do iki.

Ylli Rakipi: Qori të than ë studio nuk e kam me ty, sepse tik e thënë unë e vecoj Arlind Qorin.

Blendi Fevziu: Po por ai erdhi dhe tha dicka që nuk qëndonte. Kur unë po shifja telefonin në pushim, dhjetëra mesazhe që thoshin gjëra. Unë…

Ylli Rakipi: të besojmë tani se kundërshtarët e Samir Manes paguajnë Qorin, që lëviz me autobuz?

Blendi Fevziu: Unë kur nuk e vërtetoj dicka nuk flas. Unë mbaj përgjegjësi për veten time dhe cdo njeri përgjigjet për punën e tij.

Ylli Rakipi:  Kolegu ynë Andi Bushati, bëri një shkrim dhe tha “pas një konflikti me Frangaj” Pse nuk e fton ti Bushatin?

Blendi Fevziu: Nuk ka dashur vetë të vijë, më ka thënë pas këtij konflikti nuk ka më kuptim. Bushatin e kam patur me pagesë unë.

Ylli Rakipi: Po se do paguajë lekët e naftës. Ju thatë se keni Zot audiencën? Po interesin publik nuk e keni? Arlind Qori është në interest ë opinioni publik.

Blendi Fevziu: Unë e kam marrë Qorin kur e kam parë të arsyeshme. Unë nuk bëj as gazetë dhe as lajmë. Kam një rrjet social parallel. Interesi publik është instik që kam. Unë kam shmangur politikanët nga studiot. Shpëtim Idrizi nuk vjen në studio?

Ylli Rakipi: A po flet për Shpëtim Idrin dhe këta…

Blendi Fevziu: Ke parë deputetë? Nuk është më si më parë, nuk ka interes publik.

Ylli Rakipi: Ti ke emision katër herë në javë, ke interesë të fusësh edhe gjellë edhe bakllava. Unë them ta heqim pak nga personalja. Në përplasjen tuaj doli një problem tjetër. Ju zbuluat gjysmë lakuriq fytyrën e medias tonë sot, që kemi ndërtuar ne. Mender një m.. të madh kemi ndërtuar, që udhëhiqet nga disa pronarë që bëjnë cfarë duan ata. Institucionet ndërkombëtare e ngrenë këtë që median e ka marrë pesë familje. Ne duhet tit hemi këto, sepse ne do të vdesim pa i thënë këto gjëra.

Blendi Fevziu: Jo nuk ekzsiton. Nuk më ka thënë njeri mos merr Arlind Qorin në studio.

Ylli Rakipi: Ti e kupton që Arlind Qori nuk duhet të vijë aty dhe pikë.

Blendi Fevziu: Po pse e mora pra?

Ylli Rakipi: Media jonë është ndërtuar brenda qëllimeve që ka politika ehe media, është hale që bie erë. Përplasja juaj këtë nxorri.

Blendi Fevziu: Ku hyn emisioni im këtu?

Ylli Rakipi: Ose je i detyruar të ikësh.

Blendi Fevziu: Nëse e diktojnë dhe bëjnë presion ai njeri të ikë. Në shtator 1998 kur ika nga TVSH kur e kisha pagesën pesë herë më tepër se Klan, pse ika? Nuk kisha as të ardhura as gjendje.

Ylli Rakipi: Media që kemi ndërtuar ne…

Blendi Fevziu: Cfarë do të them? Që ësht faji im? Po mbylla unë emisionin bëhet media më e mirë?

Ylli Rakipi: Jo nuk thashë këtë. Por të themi disa gjëra.

blendi fevziu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje