LIVE UPDATES
Politike

"Vjedhjet kanë kufi vetëm qiellin!" Berisha: Do të ulim në 70 lek çmimin e energjisë

Ai shtoi se sot çdo shqiptar e ka të qartë se, e 100 ditëve të para të PD-së në pushtet, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve.

13 Janar 2025, 15:20 Nga M.B
"Vjedhjet kanë kufi vetëm qiellin!" Berisha: Do të ulim
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo, sipas tij është forca që ai drejton. Berisha thotë se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ulet në 70 lek çmimi i energjisë. Ai shtoi se sot çdo shqiptar e ka të qartë se, e 100 ditëve të para të PD-së në pushtet, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E vërteta është që sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo është Partia Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se, paketa ta quajmë e 100 ditëve të para, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. Të vendosjes së minimumit jetik 200 euro. Janë 57% e pensionistëve që marrin pension jo të plotë. Janë 100 mijë pensionistë në fshat që marrin 12 euro pension. Janë të gjithë invalidët dhe të tjerët që nuk përballojnë as gjysmën e shpenzimeve të tyre shëndetësore me pensionin. Pensioni mesatar 170 euro, që nuk mjafton as për kafshatën. Të gjithë këta tre muaj e parë të qeverisjes tonë, do të marrin fiks 200 euro. 200 euro do të marrë çdo shqiptarë që nuk merr asgjë deri sot. se ka me dhjetëra mijëra dhe më shumë, qytetare dhe qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 euro.

Pse 200. Është minimumi jetik. Duhet të jetojë, nuk mund ti thuash pse ske punuar, pse ke punuar, do ti japësh të jetojë dhe do të jetojë. Kanë shpërthyer në një mashtrim, në një cinizëm të paimagjinueshëm me qytetarët, tejkalojnë etërit e tyre. Rama dhe Lubia janë në garë me njëri-tjetrin që të përsërisin si papagaj nga mëngjesi deri në darkë, gënjeshtrat e veta. Ulet korenti për herë të parë në histori, ulet thotë Lubia, ulet thotë Rama. Si për herë të parë. Po a ishte korenti 77 lek gjer në vitin 2013. A ishte fashoja e parë 77 lek. A e more dhe e bëre 95 lek. Tallesh me shqiptarët ti. U more nga viti 2014 e gjer tani, ju ke marrë fiks 600 milionë euro nga xhepat e tyre, ua ke nxjerrë. Se vetë tha që, kjo ulje nga 95 në 85 është 30 milionë euro. Atëherë rritja nga 77 në 95 është 60 mln euro. Pra ju morën shqiptarëve 600 milionë euro dhe tani thotë, ulja e parë në histori, këta janë turpi i historisë.

Përveç kësaj, 100 mln euro kanë marrë në 2015 nga buxheti se u tërhoqën nga arbitrazhi dhe i paguan CEZ-it, i ndanë me ata, 100 mln euro. Në 2023 kanë marrë nga buxheti 200 mln euro dhe plus 80 mln garanci kredie dhe i kanë dhënë CEZ-it. Nga paratë e buxhetit, nga paratë e qytetarëve se po i lumturojnë, se po ja ulin për herë të parë në histori energjinë. Nuk ka sharlatan si këta bota, se këta nuk kanë asnjëlloj respekti minimal për njerëzit. Nga taksat e qytetarëve u kanë marrë 900 milionë dhe u rikthejnë për 1 vit, po ju japin 30 mln. Merr fund kjo punë. Modeli ynë, Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lek 300 kilovatët e parë. 100 lek, jo 115 fashon e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lek. Nuk është koha të hyjmë këtu, por vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë, ju them kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kush kurrë kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person.

E cila është një mrekulli, një pasuri shumë e çmuar në kuptimin e asaj që është një rezervë energjetike e cila të jep shumë mundësira për të rregulluar furnizimin, por edhe çmimet dhe të gjitha. Kjo zbrazte kaskadën duke shitur tek ndërmjetësit e saj, me çmim 3 herë më të ulët se sa në bursë, se sa në treg, e faktuar. Ndërmjetësit e saj e blinim në kaskadë energjinë me çmim 3 herë më të ulët, e shisnin pastaj në bursë me çmim 3 herë më të lartë dhe e ndanin, se këta janë të pangopur. Keni parë ju, bursën e kanë formale, i detyruar ndërkobëtarët duke parë një vjedhje të paimagjinueshme i detyruan të hapin bursën. Bursa është kot, një stoli, bursa e energjisë nuk funksionin në tërësi. Dhe tani ju thotë, ju lumturova se ua ula 1 lek kilovatorin. Të gjitha këto, të cilët tani qytetarët e kanë kuptuar se këta janë hajdutë të pamëshirë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri